Edi Rama në Samitin e Diasporës në Tiranë, 18 nëntor 2016

Edi Rama në Samitin e Diasporës në Tiranë, 18 nëntor 2016

Është mbajtur pasditen e të premtes që shkoi në Tiranë ceremonia përuruese e Samitit të Diasporës që do të mbajë punimet këto ditë në kryeqytetin shqiptar.
Duke marrë fjalën në këtë event, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rëndësinë e diasporës shqiptare nëpër botë, e cila sipas tij ka luajtur një rol thelbësor për ekzistencën e Shqipërisë.

“Ky është takimi i parë i shtegtarëve shqiptarë. Mbledhja juaj sot në këtë pallat, aq saç ishte e paimagjinueshme dikur është frymëzuese për qytetarët. Të shohim të gjithë së bashku se si mund të bashkojmë fuqinë e ëndrrave, ideve dhe parave”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se prania e 1 mijë shqiptarëve nga 40 shtete të botës ka një rëndësi të veçantë.

“Ju jeni Shqipëria e përmbushur që ushqehet me rrënjët e asaj që quhet atdheu i shqiptarëve. Rrënjët janë të rëndësishme. Pa diasporën Shqipëria është më e cunguar, si një territor me mijëra pjesë. T’ju jesh mirënjohës që keni marrë rrugën nga 40 vende të botës është pak. Shqiptarët mund të arrijnë atë që dëshirojnë nëse bëhen bashkë”, ka thënë Rama.

Lexo me shume ketu:
http://zeri.info/aktuale/117559/rama-diaspora-rol-jetik-per-ekzistencen-e-shqiperise/