Me 12 prill 2009 duke filluar në ora 11.00 në Beckenham (Croydon, Londër) do të mbahet turniri i 14-të i futbollit të vogël për qëllime bamirësie, organizuar nga disa aktivistë shqiptarë të Britanisë që jetojnë në këtë anë të Londrës. Adresa e plotë ‘Goals`, Elmers End Road, Beckenham, Kent, BR3 4EJ.

Siç na tha njëri nga organizatorët, Arsim Zagragja, ideja që në këtë mënyre të mblidhen para për qëllime bamirësie erdhi nga një grup shokësh të cilët për çdo të diele luajnë futboll në këtë lagje.

Qe nga janari i vitit të kaluar e deri më tash këta kanë organizuar 13 turnirë në Beckenham Leisure Centre, një qendër sportive kjo që i ka pritur mirë këto organizime duke ofruar shërbime me çmime të volitshme, kupa dhe medalje si dhe referë shumë të zellshëm dhe profesionistë.

Deri më në këtë mënyre janë mbledhur donacione nga të cilat kanë përfituar shoqatat e dala nga lufta e Kosovës, shtëpitë e bonjakëve, shkollat fillore, dhjetëra familje të varfra , individë me sëmundje kronike, viktimat e Gërdecit.

Në dispozicion janë tri fusha futbolli dhe zakonisht marrin pjesë 10-12 ekipe të shqiptarëve nga të gjitha tokat shqiptare që jetojnë në Britani.

Ushqimi i lehtë dhe pijet freskuese janë të llogaritura për çdo ekip pjesëmarrës.

Për më shumë informata si të merrni pjesë mund të kontaktoni organizuesit direkt në këta numra:

Arsim Zagragja mob.07984 555046
Adnan Bajraktari mob.07859 821257