Mbremje bamiresie ne pabin Queens Arms, 17 shtator 2016.

Mbremje bamiresie ne pabin Queens Arms, 17 shtator 2016.

Mbrëmë në pabin Queens Arms në Kilburn të Londrës, u mbajt edhe një mbrëmjë bamirësie për të mbledhur para për shërimin e Liridona Gajtanit nga Hajvalia, e cila vuan nga leukemia dhe i nevojitet trajtim urgjent jashta Kosovës.

Gjatë mbrëmjes u mblodhën rreth 2450 funta nga pjesëtarë të komuniteti shqiptar të Londrës.

Për këtë mbrëmje falenderimet i shkojnë organizuesëve: Edita Krasniqit, Arsim Vitisë, Bashkim Recit, Anitës, pronarëve të pabit Queens Arms, këngtarëve Nick Noble dhe Fatosi & Funkyzeit bendit. Gjithashtu falenderohen edhe vallëtaret e Kosova Club-it për performancën e tyre fantastike.