Futja e karaktereve shqiptare në filmat amerikanë, por edhe në video lojërat më të reja, tregon për një trend të ri që ndoshta është fryrë pak nga mediat në lidhje me kriminelët shqiptarë. Kriminelët shqiptarë paraqiten si të paparashikueshëm, mizorë, të pamëshirshëm dhe njëkohësisht ekzotik, sidomos kur edhe gjuha shqipe futet ne skenar, siç ishte rasti në filmin “Taken”.

Tash Holivudi e krijoj edhe një tregim të ri në filmin “Off Jackson Avenue” një tregim të ndërthurur krimi në New York që ka të bëjë me një grua Meksikane e cila u mashtrua në skllavërim seksual nga një karakter shqiptar me emrin Milot (aktruar nga Stivi Paskoski ) dhe ajo duhet të gjejë mënyrën që të ikë.

I tërë tregimi është i mbushur me karaktereve me prejardhje etnike të larmishme duke i dhënë kështu një ngjyrim ndërkombëtar. Kemi një vrasës japonez që ka arritur në qytet që të kryej një punë për “mafinë” kineze etj.

filmiri

Ky film paraqet një trend të ri të një ndërlidhjeje dhe të ndikimeve nga video lojërat, në këtë rast influenca nga Grand Theft Auto IV është evidente, një video-lojë kjo gjithashtu me karaktere negative shqiptare.

Lidhëza:
http://www.imdb.com/title/tt1016083/
http://www.ukalbanians.net/kulture/%E2%80%9Ckriminelet%E2%80%9D-shqiptare-pushtojne-holivudin/
http://www.monitorimi.org/2009/03/09/shqiptari-ne-nje-video-loje-te-re/