Me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës; të Mërkurën me 17 Shkurt, 2010 në Londër, In My Country Productions (IMCP) do të mbahet një mbrëmje madhështore me këngëtaren e njohur Eda Zari-n dhe me artistë të tjerë nga Kosova.

Gjatë intervistës me drejtorin e IMCP, Eki Rrahmanin, ai më tha se më në fund Londra do mirëpret dhe meriton një mbrëmje të këtillë.

Eki Rrahmani, njëri nga organizatorët e Kosova Aid në vitin 1999; ku morrën pjesë Paul Weller, Travis, Noel Gallagher, Kate Moss dhe të tjerë dhe ku ndihmuan popullin Kosovar me mbi £50.000 të mbledhura si ndihmë humanitare, thotë se synon ta përsërisë një mbrëmje të tillë me artistë të vendit amë por kësaj radhe ta promovojmë kulturën Shqiptare; me muzikën tonë, me origjinalitetin tone dhe ta bëjmë këtë me krenari..

‘Kjo është mramja ku secili Shqiptar në Britani duhet me thirrë shokun ose shoqën e vet John-in ose Amandën edhe me krenari me iu thonë:”Qikjo o kultura jem, kta jonë artistat tonë edhe qe qa mujna na me ba!” e deri tash s’ma merr mendja që kemi pasë k’si rasti!’ thotë Z. Rrahmani.

‘Synimi i jonë është që hyrjet me qenë sa ma të lira edhe mbramja me qenë sa më madhështore’, cekë Z. Rrahmani dhe shton ‘Jam lodhë tu pa organizime të dobëta, asi pllejbeka edhe mimika tallava. Na sidomos për pavarësi të Kosovës, duhet me pregatitë ni mramje sa ma speciale. Kësaj rradhe du qe krejt Shqiptarët me u mburrë me qa kemi me ofru.’

Eda Zari do të jetë e shoqëruar nga Abdel Rhani Krija perkusionist i njohur botëror i cili verën e kaluar ishte në turne me Sting-un. Nga Londra do t’ju argëtojnë The Bloody Foreigners. Artistët e tjerë Kosovarë të ftuar enkas për argëtimin tuaj janë: Shpat Deda, Genc Salihu, Ilir Bajri, Visar Kuci, Nesim Maxhuni, Utility Djs: Dja Toton dhe DJ Faton.

‘Me këtë grup artistësh ne jemi munduar që secili njeri që do të jetë prezent ta gjeje vetën në repertor të muzikës, prej atyne që kanë nostalgji për ‘singalong-shqip’ e deri në valle të ritmit minimal techno.’

Mbrëmja do të mbahet në Bloomsbury Ballroom, Holborn vend ky ku më pare mbajtën koncerte edhe yjet si Amy Winehouse, Badly Drawn Boy, Kate Nash në mes të tjerëve.

Mysafir special do të jene aktorja me famë botërore Arta Dobroshi; Ambasadori i Kosovës në Londër Dr.Muhamet Hamiti, dhe të tjerë.

Ambasadori i Kosovës do të dhurojë çmimin mirënjohës për muzicientin me famë botërore, Paul Weller dhe motrës së tij, Nicky Weller të cilët në vitin 1999 ndihmuan për mbledhjen e ndihmave humanitare për Kosova Aid.

Hyrja kushton £20 dhe biletat blihen online:
http://www.seetickets.com/see/price.asp?code=448267&userid={661FF346-7A46-41BB-B4C3-549F6D076403}&filler3=id1loc

ose 24 hour phoneline: 0871 2200 260

Informata tjera mund te gjeni ne Facebook grupin:

Kosova Independence Party London -2010:
http://www.facebook.com/group.php?v=wall&ref=search&gid=243643754779

Gjatë mbrëmjës poashtu do të mblidhen të holla për të ndihmuar familjet e të përmbyturve në Shqipëri.

Shihemi të gjithë atje.