Gazeta lokale Harrow Times shkruan rreth përfshirjes së dy shqiptarëve të rinj në një dhunim në Harrow të Londrës. Binak Hasa (19) dhe Jeton Jeshari (18), joshën dy vajza të mitura në një pjesë të izoluar të Grove Open Space në qendër të qytetit Harrow, para se t’i ndanin dhe dhunonin ato.

Ndjekësi penal, Justin Bearman, i tha gjyqit Harroë Crown Court para dy dite si Hasa, i cili është përdorues i krak kokainës, nuk kishte pranuar krimin dhe i kishte thënë policisë se në fakt “ai ishte i dhunuari dhe nuk mund t’i besonte fatit të tij.”

Gjyqtari Nic Madge tha: “Ajo ka thënë se ndihet e turpëruar dhe ka ndjenja të marrëzisë. Ajo tha se ndihet e sëmurë dhe e ndotur”.

Në deklaratën e vajzës, tash 15 vjeçe, të lexuar në gjyq u tha se jeta e saj është ndërruar përgjithmonë.

Hasa u dënua me shtatë vite e tetë muaj burgim, kurse Jeshari me shtatë vite e nëntë muaj.

Burimi:
http://www.harrowtimes.co.uk/news/4257309.Town_centre_rapist_left_victim_feeling__sick_and_dirty_/