Dhoma ku flinin 9 rumune per shkak te cileve 2 shqiptareve ne Britani iu dha udheri per skllaverim

Dhoma ku flinin 9 rumune per shkak te te cileve 2 shqiptareve ne Britani iu dha udheri per skllaverim

Urdhërat për skllavërim dhe trafikim iu caktuan dy shqiptarëve nga Devoni i Anglisë, pasi që para dy viteve, policia në lavazhet e tyre gjeti punëtorë, që jetonin në kushte tejet të rënda dhe që paguheshin £10 në ditë.

Kjo është hera e parë që kësilloj urdhërash u caktuan në Devon dhe Cornwall të Anglisë dhe ato iu caktuan Luan Sinanajt (44 vjeç) dhe Vladimir Veliajt (40 vjeç).

Veliajt, nga rruga Buckingham, iu caktua urdhëri 5 vjeçar për skllavërim dhe rrezik trafikimi në prill të këtij viti, kurse kushëririt të tij, Sinanajt, javën e kaluar.

Këta urdhëra civil, që hynë në fuqi nëpërmjet Aktligjit për Skllavërim Modern (2015), kanë për qëllim që të parandalojnë shfrytëzimin e njerëzve, por nuk janë dënime kriminale.

Sidoqoftë, që te dy tash ballafaqohen me kushte strikte të transportimit, akomodimit dhe punësimit të punetorëve dhe duhet ta lajmërojnë policinë para se të hapin apo mbyllin ndonjë biznes te ri.

Burimet:
http://www.devonlive.com/albanian-men-given-slavery-and-trafficking-risk-orders-after-raid-at-exeter-car-washes/story-30457609-detail/story.html
http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/horrific-cramped-conditions-modern-day-10895982