Dje po thuaj në të gjitha gazetat kombëtare britanike u shkrua rreth gjykimit që po mbahet këto ditë në lidhje me vrasjen e kujdestarit të një depoje në veri të Londrës, Charalambos Christodoulides (55). Të akuzuarit Robert Baxhija (28), Ylli Xhelo (35) dhe punëdhënësi i tyre, milioneri Thanos Papalexis nuk po pranojnë fajësinë.

Thanos Papalexis (36), djali i një magnati grek të anijeve, frikësohej se qiraxhiu Charalambos nuk do të dilte nga depoja me vlerë £2 milionë të cilën ai dëshironte ta shiste. Akuza thotë se ai kishte organizuar që me ndihmën e dy shqiptarëve (ne disa media dy kosovarëve) të torturonte dhe të vriste qiraxhiun e tij.

Viktima në fjalë kishte jetuar në atë ndërtesë në Kilburn për disa vite, dhe familja kishin raportuar policinë pasi që ai nuk kishte shkuar për drekë tek e motra në një të diele të marsit 2000.

Policia gjetën trupin e tij të pajetë në depo në një vrimë që përdorej për riparimin e makinave. Ai kishte qenë i lidhur për karrige dhe me kokë të mbuluar, para se të rrihej dhe ngufatej për vdekje.

Lidhëza:
http://www.guardian.co.uk/uk/2009/jun/09/greek-millionaire-caretaker-murder-trial
http://www.timesonline.co.uk/tol/news/uk/crime/article6462442.ece
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/5486976/Property-developer-ordered-murder-of-caretaker.html
http://www.thisislondon.co.uk/standard/article-23705415-details/Millionaire%27s+son+%27killed+tenant+blocking+2m+property+deal%27/article.do
http://www.building.co.uk/story.asp?sectioncode=284&storycode=3142412&c=0