dhimiter

Dhimitri
(ang .Dimiter) shkruar nga William Peter Blatty

Autori i librit Ekzorcisti, William Peter Blatty, në të cilin u bazua një nga filmat më të frikshëm në historinë e horrorit, tash ka publikuar një novelë me një personazh të frikshëm shqiptar. Novela Dhimitri është një tregim spiunazh/metafizik që ndodhë në Shqipëri dhe Jerusalem.

Novela “Dhimitri” e emëruar në bazë të protagonistit të errët Dhimitër fillon në Tiranë në vitet 1970ta derisa ai po torturohej nga sigurimsat e Enver Hoxhës me qëllim që të zbulonin identitetin e tij.

Ata nuk ia arrijnë të zbulojnë identitetin e tij, ai arratiset disi, dhe më vonë del në sipërfaqe në Jerusalem si një agjent legjendar i CIAs me emrin Gjon Dhimitri i njohur me nofkën “agjenti nga ferri.”

Kjo novelë e treta e këtij autori 82 vjeçar publikuar pas “Ekzorcisti-t” (1971) dhe “Legjioni-t” (1983) premton të jetë edhe një bestseller tjetër. Përpos suksesit me dy novelat e mëhershme ky autor u shpërblye edhe me Oskar për skenarin e filmit “Ekzorcisti” (1973) që ka për temë një vajzë e cila pushtohet nga demonët.

E Dashura e Spiunit
(ang. The Officer’s Lover) shkruar nga Pam Jenoff

Ky është një triller interesant që tenton – dhe ia arrinë – të përziej romancën me artin e errët të spiunazhit, që fokuson jetët dhe dashuritë e zyrtarëve të inteligjencës në Britani dhe Shtetet e Bashkuara derisa ata po ballafaqoheshin me mafinë shqiptare.

Heroinë e këtij tregimi është Jordan Weiss e cila postohet në Ambasadën Amerikane të Londrës që të ndihmoj hulumtimet rreth mafisë në Evropë. Weiss një ish-studente e Cambridge-it, të cilës i dashuri iu kishte mbytur në ujë gjatë studimeve, është e detyruar të liroj të kaluarën e saj të vështirë derisa po hulumtonte krimin.

Burimet:
http://www.shreveporttimes.com/article/20100330/LIVING/3300304/1004/living
http://articles.latimes.com/2010/apr/01/entertainment/la-et-blatty1-2010apr01
http://www.dailymail.co.uk/home/books/article-1264001/Thrillers.html