Dua Lipa ka publikuar videon muzikore të këngës “Blow Your Mind (Mwah)” që do të përfshihet në albumin e saj të ri.

Këngëtarja shqiptare e lansoi versionin audio në muajin e kaluar, ndërsa tash e ka kompletuar edhe anën vizuale. Vetëm pak ditë më parë, ylli me famë botërore bëri të ditur se e ka gati albumin e ri që do të lansohet në vitin e ardhshëm.

Edhe kjo këngë do të jetë pjesë e albumit që pritet ta bëjë Duan një prej yjeve më të kërkuara në treg.