Vrasesi Altin Hasani

Vrasësi Altin Hasani

Altin Hasani i cili po jetonte në Ohio të SHBA-ve me vite dhe po bëhej gati të merrte shtetësinë amerikane u arrestua para dy dite për një vrasje që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 1990.

40 vjeçari Hasani u arrestua pas dy vitesh hulumtimi me kërkesën e qeverisë shqiptare.

Zyrtarët thonë se Hasani po kërkohej në Shqipëri që nga viti 1990 për një vrasje me thikë në një kafeteri. Ai ishte dënuar në mungesë me 20 vite burg në vitin 1999.

Në zbulimin e këtij rasit ishin përfshirë shumë agjencione të zbatimit të ligjit së bashku me ekipin e “U.S. Marshals Southern Ohio Fugitive Apprehension Strike Team” të cilët edhe e bënë arrestimin.

Burimi:
http://www.10tv.com/content/stories/2014/04/28/columbus-albania-fugitive-arrest.html