Aktivistja Adelina Toplica Badivuku, dje gjate takimit me familjare ne Kosove, qe moren ndihma te mbledhura nga bashkeatdhetaret tane ne Londer.

Aktivistja Adelina Toplica Badivuku (e pesta nga e majta), dje gjatë takimit me familjarë në Kosovë, që morën ndihma të mbledhura nga bashkëatdhetarët tanë në Londër.

Një grup aktivistësh të komunitetit shqiptar në Londër, së bashku me TV emisionin Radar të Radio Dukagjinit të Kosovës me 8 korrik mbajtën një mbrëmje bamirësie në pabin Queens Arms në Londër.
Gjate kësaj mbremjë u siguruan 30 sponzorues për 30 familje të varfëra të Kosovës, të cilët për çdo muaj do t’i japin femiljeve që sponzorojnë nga 50 euro.

Gjatë mbrëmjes së njejtë u mblodhën gjithashtu edhe 1510 funta.

Gjatë ngjarjes së vjetshme me 26 dhjetor, po të njejtit aktivistë ia arritën që për një mbrëmje, të organizuar në pabin Queens Arms të Londrës, të mbledhin rreth 9000 euro për 30 familje të varfëra të Kosovës, si dhe ia arritën të sigurojnë donatorë të cilët do të vazhdojnë t’i ndihmojnë këtyre familjeve për gjashtë muajt e ardhshëm.