Albin Kurti duke biseduar shqiptaret e Britanise, Londer, 2 korrik 2011

Diaspora Shqiptare post komuniste, është për t’u vlerësuar për progresin e arritur ndër komunitetet e ngritura nëpër Europë dhe Ameriken e Veriut. Kontribuesi më i lartë për vite me rradhë i GDPs së vendit tonë kanë qenë remmitancat (dërgesat) nga Diaspora. Shqiptarët e diaspores kanë blerë shtëpitë e tyre, kanë hapur bizneset e tyre dhe kanë pasur sukses të konsiderueshëm.

Pjesa e të rinjve por jo vetëm, janë edukuar me një frymë perëndimore dhe shkolluar nëpër universitetet më të mira të botës. Të vetë-financuar dhe njëkohësisht duke punuar për të paguar studimet, me qindra Shqiptarë/e po diplomohen në Oxford, Cambridge, Harvard, London School of Economics etj… Ndërkohë që këtu kam parasysh pjesën e Shqiptarëve te Diaspores së re që shumica e tyre e kanë kapërcyer detin me gomone e jo studentët e pakët që vinë nga Tirana (nga pakica e shtresës së “pasur”).  Kjo gjendje e Shqiptarëve të lumturon sepse me mijëra inxhinjerë, arkitektë, avoketër, financierë, bankierë, llogaritarë; nëpër ndërmarrjet më të mira të botës, (tashmë) të globalizuar gati në maksimum, gjenden Shqiptarë të Diaspores.  Një masë e konsiderueshme punojnë si profesorë nëpër universitete shumë të mira, pasi kanë kryer studimet e doktoraturave. Duke marrur parasysh prejardhjen e skamjes 50 vjeçare të Shqiptarëve, skamje në ç’do rrafsh të jetës, ky është një indikator i mirë për të ardhmen e Shqiptarëve.

Po politikisht, ku ndodhen Shqiptarët e Diasporës, lind pyetja?!

Për arsye se kjo kategori ka më shumë përparësi se tjerat, do të merrem vetem pjesën e shkolluar në nivel universitar e sipër të diasporës.

Shqiptarët  janë të politizuar  jashtë Shqipërisë, po aq – mos ndoshta edhe më tepër, se ata që jetojnë në mëmëdhe.

Ulur në një kafene, mu në mes qytetit të Bostonit, “i armatosur dhe praruar me lezet”, sic i ka hije kafexhinjve, dmth espresso, uj dhe duke lexuar një gazetë, me interes se ç’farë po ndodhte në politikën Amerikane, ku skandalet seksuale të kongresmen-ve s’kanë të sosur, përciptazi dëgjoj një zhurmë , bisedë me zë të lartë. Ishte shqip (e hëngri dreqi – thashë me vete). Në një tavolinë karshi meje, një grup të rinjsh po diskutonin me tone të ashpra rreth politikës dhe zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Si në ç’do debat tjetër që është bërë e dëgjuar rreth zgjedhjeve të 8 Majit edhe këta ishin mbërthyer në meselenë, se kush e fitoi Tiranen dhe se kush është më i poshër: Rama apo Berisha?!  Kthehem (si me stil) nga krahu i tyre, për të dëgjuar opinionet e tyre dhe më bie në sy që ishin veshur me bluza të Boston University. Ishin patjeter student.

Pjesa më interesante e këtij “debati”, ishte se nuk po bëhej debat fare. Nën zhurmën e tyre fillova të bëj një udhëtim imagjinar nëpër studiot televizive me debate që bëjnë aq zhurmë sa s’merret vesh asgjë, ku debatuesit deklarojne: Po marr kohën time dhe them ç’farë dua, “Fluturon, fluturon: Gomari” (është koha ime dhe di unë se ç’flas). Ndërmend më erdhën edhe raste të tjera, “i ngujuar”  nëpër biseda miqsh, në Londër, në Romë apo në Tirane; ku trajektorja e debatit është e të njëjtit format të ngurtë, ku ç’do njeri bërtet pjesën e vet, me të madhe dhe me nje militantizem fanatik.

Të tilla karvane të zhurmës së debateve politikë prisnin rrallën për t’u bluar nga mendja ime, m’u rikujtua fushata para zgjedhore e 8 Majit dhe ajo post zgjedhore që vazhdon akoma dhe ndoshta mund të përfundojë nga 2013. Poashtu edhe rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, militantët partiakë nëpër kryeqytetet e botës së civilizuar (përkatëse), bënin thirrje nga më të çuditshmet në drejtim të kundërshtarëve politik, deri në “ja vdekje, ja liri”. Nga rehatia e të mirave materiale dhe të jetuarit në demokraci të konsiliduara, ku qasjet jo institucionale,  janë vetvrasje politike, poashtu ku figura e punonjësit publik është e lidhur ngushtë me moralin dhe etikën. Shqiptarët që jetojnë në këto vende, bëjnë thirrje dhe deklarata sikur të ishin duke jetuar në Zombiland.

Në atë kafene të Bostonit, ndërsa isha nisur në piligrimazhin tim imagjinar, ndër mend më erdhën disa biseda me pleq të urtë (që bëj sa herë kthehem në Shqipëri) ku në shumë raste thonë: “Ky vend mund të bëhet, vetëm po u kthyet ju, të rinjtë nga jashtë shteti, se me këto trashëgimtarët e nomeklaturës komuniste, do rrimë në vend-numëro, me këta nuk bëhet Shqipëria. Kur kujtoj shpresën e pleqve dhe dëgjoj thirrje për “ja vdekje, ja liri” dhe debate zhurmuese në mes të Londrës, Parisit, e Bostonit; i kujtoj vetes se herës tjetër duhet mos të harroj t’u them pleqve të urtë, se as ne s’jemi shumë ndryshe, nga ç’u ka ngelur këtu.

Nga njëra anë mund të thuhet se ç’do kush ka të drejte të jetë i politizuar dhe e vërtetë është, ç’do individ ka të drejtë të përkrahë një subjekt të caktuar politik. Tashmë dihet se për masat, politika është si futbolli, që ti, përkrah skuadren e babes. Për shumë veta, në Shqipëri që mund të bëjnë militantin, ndoshta deri diku edhe mund të pranohet si pjesë e zhvillimit dhe pjekjes politike, gjithashtu si nxjerrje e bukës së gojës për familjen. Por për Diasporen e mirë-shkolluar Shqiptare, që bukën e gojës, nuk i’a ka në dorë as Berisha, as Rama; pra që ka vite që është përballur me ambjentet akademike dhe mediatike, të një frymë krejt ndryshe nga ajo në Shqipëri, kjo sjellje jo vetëm është e habitshme por disi e papranueshme.

Shqiptarët e Diasporës sikurse janë kontribuesit më të mëdhenj të GDP, duhet të jenë kontribues të mëdhenj të mendimit ndryshe, të një risie për një debat të një niveli më cilësor dhe më largpamës, ku argumenti është primar – dhe jo zhurma! Një risi ku përkatësia partiake nuk është me e rëndësishme se rendi demokratik, ku të keqes i dilet kundër haptazi edhe brenda partisë. Kjo frymë do të ushtronte presion të jashtëzakonshëm Politikës Shqiptare dhe mediave pranë tyre që një pjesë janë kthyer në zyra shtypi, apo spitale PR, ku lajmit i bëhet operacion plastik përpara se të shfaqet, më shumë se sa media të pamvarura.

Po ne këtë vazhdë udhëtimi nëpër Diasporen Shqiptare, që isha edhe në Boston ku zanafilla e historiku i Shqiptarëve është aq i hershëm, më erdh ndër mend Noli i Madh, i kësaj diaspore të vyer që ka kontribuar jashtë mase për fatet e kombit. Noli i Madh, që kishte një horizont të jashtëzakonshëm dhe një përvojë të gjatë, me një përgatitje të madhe. Pra vërtet një njeri i madh, që u kthye në Shqiperi dhe i futi një grusht shteti. Po mendoja unë, s’e gjykoj dot Nolin a beri mirë – a bëri keq, ndoshta Ahmet Zogu ishte i poshtër, une s’e di; por ama Noli i Madh, i Diasporës së vyer, grusht shteti bëri, rendin shtetëror e prishi.

Eh – thashë me vete – t’u priftë e mbara, Shqiperi, se përsa i përket politikës mos prit aq shumë prej Diasporës, mos prit më shumë se grusht shteti…!

Shkroi: Ardian Preci
Botuar ne fletorjashqiptaria.COM