Në këto ditë kur gjetja e punës mund të jetë një gjë e vështirë, Sali Ajdini këshilltar punë në kompaninë Break Thru Employement Solutions në Australi, po ndihmon të papunët.

Por gjashtë muaj më parë ai vetë kishte qenë i papunë. Ai emigroi në Australi para 10 viteve si refugjat nga Kosova dhe shumë mirë e di se çka do të thotë të jesh i papunë.

“Situata ime personale me papunësi ishte shumë e vështirë, sepse nuk kisha asnjë nga familja e ime afërt këtu në Australi,” tha ai.

“Unë isha shumë i ri kur erdha, kështu që mu desh të depërtoj nëpër shumë barriera.”

Zt Ajdini tha se ai e gjeti punën e tij nëpërmjet Centrelink.

“Jam shumë i kënaqur të jem në pozitën që më mundëson të ndihmoj punëkërkuesit e tjerë të cilët ndoshta ballafaqohen me problemet e njëjta nëpër të cilat kam kaluar kur isha i papunë,” tha ai.

“Sikurse shumë të tjerë, gjithmonë kam pasur dëshirë natyrale që të krijoj ardhmëri më të mirë për veten.”

“Megjithatë, unë gjithashtu kisha dëshirë të punoj në një profesion që më mundëson gjithashtu t’i ndihmoj të tjerëve të ndërtojnë ardhmëri më të mirë për veten.”

Zt Ajdini, i cili ka punuar si pastrues, kamarier, shitës dhe pronar i një kafeneje, tha se ai gjithmonë veten e paramendon nën lëkurën e klientëve.

“Po, është vështirë të gjesh punë, dhe për këtë arsye besoj se është e rëndësishme të kemi shërbime të mira që t’u ndihmojnë njerëzve dhe të drejtojnë njerëzit që të gjejnë rrugën e duhur,” tha ai.

“Mund të ketë kohëra kur njerëzit mund të konfuzohen, sepse thjeshtë ata nuk dinë ku ta bëjnë hapin e parë, apo barrierat mund t’ja ulin vetëbesimin, dhe kjo ndalon apo ngadalëson njeriun që të shikoj për një të ardhme më të mirë.

“Çdo herë që ndonjë punëkërkues ulet pranë tavolinës sime, i shikoj ata dhe shoh veten në këpucët e tyre, sepse nuk kam harruar faktin se edhe vetë gjatë jetës sime kam qenë punëkërkues.”

Shkroi: KATRINA VELLA

Përkthyer nga:
www. bringelly.yourguide.com.au