Para dy ditësh në seksionin online të martesave të gazetës New York Times u shkrua rreth martesës së Ken Biberajt dhe Valerie Durollarit “fëmijë të imigrantëve shqiptarë”. Ata ishin njoftuar në një dasmë tjetër shqiptare në vitin 2004.

Fillimisht ata nuk kishin impresionuar njëri-tjetrin aq shumë, sepse që të dytë ishin shumë të zënë. Zt Biberaj atëherë ishte drejtor i hulumtimit politik në Florida për kampanjën presidenciale të John Kerry-t, kurse Zsha Durollari studente në New York University dhe po studionte shkrimin kreativ.

Ata filluan të shkëmbejnë emaila dhe disa muaj më vonë ajo e pyeti atë për këshillë karriere. Ata zbuluan se që të dytë kishin familje të mëdha dhe ishin rritur në familje të mëdha, ajo në New Jersey kurse ai në Viriginia. Dhe që të dytë flisnin gati çdo ditë me prindërit e tyre. ” Familja është një prioritet i madh,” tha Zsha Durollari.

I tërë artikulli në:
http://www.nytimes.com/2009/04/05/fashion/weddings/05vows.html?_r=1&adxnnl=1&adxnnlx=1238922164-Mix6mdGw2BiSfSTDD8t2nw