Dr Liri Berisha honours Dr. T. Scarlett Epstein OBE

Dr Liri Berisha honours Dr. T. Scarlett Epstein OBE

On 22 November 2012, the Albanian Embassy and the Wiener Library hosted a special event, “A Culture of Rescue. An evening celebrating Jewish-Albanian solidarity against the Holocaust”, at “The Wiener Library” in London.

The evening was honoured by the Chargé d’Affaires of the Republic of Albania, Mr Mal Berisha, by the Ambassador of the State of Israel, Mr Daniel Taub and by Dr Liri Berisha, President and Founder of Mother Teresa Foundation and by the Director of the Wiener Library, Mr Ben Barkow.

The centrepiece of this event was the testimony of Dr T. Scarlet Epstein OBE who is a living witness of Albanian hospitality and care for Jews who were under the threat of extermination. She was granted an Albanian visa in 1938 to escape the Nazis. Her fascinating and unique story as well as the wider historical context were told by a short film and then by Dr Epstein herself.

Albania with its Muslim, Christian and Orthodox population played an exceptional role during this darkest chapter of European Jewish history, protecting its own Jewish population and taking in many other Jews fleeing from Nazi persecution.

For many centuries Albanians have followed a Cultural Code of Honour, called Besa, which translates roughly as ‘word of honour’. Besa is a code of conduct that stands above religious differences. This fact became especially significant during the Holocaust as many Albanians made the courageous decision to save the lives of thousands of Jewish Refugees from elsewhere in Europe, as a result of which the Jewish population of Albania increased substantially between 1937 and 1945.

Mr Ben Barkow mentioned that a small country like Albania has 69 of its citizens honoured on Yad Vashem’s Avenue of the Righteous, while the UK – just to give a perspective – has 19 and the USA 3.

The source and the complete article:
http://www.albanianembassy.co.uk/a-culture-of-rescue-celebrating-jewish-albanian-solidarity-against-the-holocaust/ 

Ngjarje në Londër mbi historinë unike të shpëtimit të Hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit

Presenting honour certificate to Dr. T. Scarlett Epstein OBE

Mr Mal Berisha Presenting honour certificate to Dr. T. Scarlett Epstein OBE

Me 22 Nëntor 2012, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër dhe Wiener Library organizuan aktivitetin  mbi historinë unike të shpëtimit të Hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit, në Wiener Library, në Londër.

Ishin të pranishëm organizatorët e këtij aktiviteti, z. Mal Berisha, I Ngarkuar me Punë i Republikës së Shqipërisë në Londër dhe z. Ben Barkow, Drejtor i Bibliotekës Wiener, qendër e specializuar e studimeve për genocidin. Të ftuar nderi në këtë mbrëmje ishin Ambasadori i Shtetit të Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, z. Daniel Taub dhe Znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza”.

Në qendër të kësaj mbrëmjeje kulturore ishte Prof. Scarlett Epstein OBE e cila është një dëshmi e gjallë e mikpritjes shqiptare dhe kujdesit që shqiptarët kanë treguar për Hebrejtë gjatë periudhës së Luftës II Botërore. Në vitin 1938 ajo mundi ti shpëtojë kampeve naziste të përqëndrimit, në saj të marrjes së vizës për të hyrë në Shqipëri ndërkohë që konsullatat e vendeve të tjera evropiane refuzonin vizat për hebrejtë. Historia e rrallë e jetës së saj si dhe konteksti më i gjerë historik u ndoq me shumë interes në filmin dokumentar “Shqipëria shpëtoi jetën time” si dhe në dëshminë e vetë znj. Epstein.

Shqipëria me popullsinë e saj muslimane dhe të krishterë ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm gjatëkapitullit më të errët të  historisë së hebrejve, duke mbrojtur popullsinë e vet hebre dhe duke strehuar brenda territorit të saj hebrej të tjerë që kërkonin t’i shpëtonin persekutimit nazist.

Shqiptarët, duke i qëndruar besnikë Kodit të Nderit, Besës shqiptare, shpëtuan jetën e qindra hebrejve që emigruan nga Evropa, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në botë ku popullsia hebre u shtua në mënyrë të konsiderueshme në vitet 1937 – 1945.

Kjo histori e jashtëzakonshme është bërë e njohur në shumë vende, veçanërisht në ShBA, përmes dëshmive të të mbijetuarëve, librave dhe artikujve të publikuar, ekspozitave, muzeumeve të Holokaustit dhe, së fundi, përmes filmave dokumentarë.  Ky eveniment kulturor kishte pikërisht për qëllim të sillte në vëmendje të publikut britanik këtë histori unike të solidaritetit dhe vlerave shqiptare.

Z. Mal Berisha, I Ngarkuar me Punë dhe Ambasadori i Izraelit në Londër në fjalën e tyre vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe lidhjet historike ndërmjet dy vendeve të cilat kanë në themel  kontributin dhe ndihmesën e Shqipërisë në momentin më të errët të historisë së Hebrejve dhe asaj botërore.  Ata përmendën gjithashtu faktin se Shqipëria ka 69 qytetarë nderi në Yad Vashem ndërkohë që shtete të mëdha si Britania dhe ShBA kanë përkatësisht 19 dhe 3 qytetarë nderi.

Pjesëmarrësit u përshëndetën gjithashtu nga Znj. Liri Berisha e cila vlerësoi  shpirtin human të shqiptarëve, të mishëruar edhe në figurën e Nënë Terezës, si një shembull  frymëzues për gjeneratat e reja dhe një inkurajim për të ecur në rrugën e paqes dhe lirisë.

Znj. Liri Berisha i dorëzoi Prof. Scarlett Epstein, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj, Z. Lulzim Basha,  një “Çertifikatë Mirënjohjeje” për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovim të vlerave dhe virtyteve të Shqiptarëve që mbrojtën dhe shpëtuan Hebrejtë që jetuan ose kërkuan azil në Shqipëri gjatë Holokaustit.

Burimi:

http://www.albanianembassy.co.uk/a-culture-of-rescue-celebrating-jewish-albanian-solidarity-against-the-holocaust/