University of Prishtina International Summer University 2013 courses

University of Prishtina International Summer University 2013 courses

We have the honour to inform you that the University of Prishtina will organize the 13th edition of Prishtina International Summer University, which will be held  from 22 July-2 August 2013 in Prishtina, Kosovo.

University of Prishtina International Summer University this summer will be offering twenty credited courses covering a wide range of study fields such as social sciences, law, economics, arts, education, medicine, engineering, linguistics, agronomics, archaeology etc.

If you or your department wants to be part of this program, we strongly encourage you to complete the online application:
http://unvp.uni-pr.edu/Studentet.aspx?l=Q7yov+b+iJ8=&r=kD7mMgSU5a0=

Incomplete forms and forms prepared in languages other than English will not be taken into consideration. If you need assistance in completing the forms, please contact: Mr. Mentor Kadriu, tel: +381 38 246-750, Fax: +381 38 244-187 or e-mail: pisu@uni-pr.edu.

Facebook page:
https://www.facebook.com/pages/Prishtina-International-Summer-University/149365761783482

University of Prishtina International Summer University 2013 courses

University of Prishtina International Summer University 2013 courses

Edicioni i XIII-të i Universiteti Veror Ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës do të organizohet në kampusin e UP-së prej datës 22 korrik deri më 2 gusht 2013.  Gjatë kësaj periudhe dy javore është planifikuar të mbahen 24 kurse nga fusha të ndryshme të studimit.

UVNUP-ja është e hapur për të gjithë studentët dhe stafin akademik të universiteteve, respektivisht të instituteve shkencore të të gjitha vendeve të botës.

Në këtë edicion veror janë paraparë që të pranohen rreth 350 studentë, prej të cilëve parashihen 150 ndërkombëtarë, ndër ta 75 nga Evropa Juglindore, si dhe nga vendet e rajonit ku bëjnë pjesë: Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Moldavia dhe Rumania. Pjesa tjetër e studentëve pjesëmarrës janë nga Universiteti i Prishtinës, përfshirë një numër të vogël të studentëve nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Aplikimi mund të bëhet në mënyrë elektronike në:
http://unvp.uni-pr.edu/Studentet.aspx?l=Q7yov+b+iJ8=&r=kD7mMgSU5a0=, ose personalisht në Zyrën e Universitetit Veror 2013, ndërtesa e Fakultetit Juridik, K/4, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Përzgjedhja

Për studentët ndërkombëtar, një nga kriteret për pranim në UVNUP do të jetë edhe njohja shumë e mirë e gjuhës angleze si dhe përshtatja e fushës së studimit me kursin e përzgjedhur.

Për studentët vendës, për shkak të numrit të madh të aplikantëve, përzgjedhja do të bëhet në bazë të notës mesatare dhe nivelit të njohjes së gjuhës angleze. Testimi i njohurive në gjuhën angleze do të bëhet nga stafi akademik i UP-së.

Kurset

Në edicionin 2013 të Universitetit Veror Ndërkombëtar do të mbahen 24 kurse/seminare në fusha të ndryshme studimi, si shkenca sociale, juridike, ekonomike, agrare, arte, mjekësi  si dhe diskutime publike/panele dhe aktivitete të ndryshme rekreative.

Certifikatat dhe ECTS kreditë

Pjesëmarrësit / studentët të cilët ndjekin të paktën 80% të klasave të tyre dhe i kalojnë provimet ose detyrat e duhura, do të fitojnë kredi ECTS përmes “Certifikatës së Universitetit Veror Ndërkombëtar te Prishtinës”. Kjo certifikatë përfshin përshkrimin e kursit, ECTS kreditë dhe notat e studentit. Certifikata do të deklarojë emrin e pjesëmarrësit dhe do të nënshkruhet nga profesori vizitor i UVNUP -së dhe nga bashkë-profesori. Certifikatat janë hartuar sipas standardeve të Bolonjës.

Gjuhë e komunikimit në të gjitha kurset e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të jetë gjuha angleze.

Forumet publike/Punëtoritë

Forumet publike do të jenë pjesë përbërëse e Universitetit Veror, të cilat ngjallin debate të problemeve të ndryshme socio-ekonomike në shoqëri. Gjatë Universitetit Veror do të organizohet të paktën një forum i hapur me studentët pjesëmarrës dhe do të ftohen për debat personalitete të shquara të vendit tonë.

Aktivitetet rekreative

Në aktivitete rekreative parashihen:

•    Ekskursione në fundjavë (2)

•    Një darkë hapjeje dhe mbylljeje për stafin akademik , zyrtarët e UP-së dhe të UVNP-së

•    Një aheng hapjeje dhe mbylljeje për studentët e UVNP 2013

•    Mbrëmje studentore

•    Turnire futbolli

•    Aktivitete të tjera rekreative

Mësimdhënësit

Numri i mësimdhënësve do t’i përshtatet numrit të kurseve/seminareve, duke i ndarë kështu për njësi kursi një mësimdhënës ndërkombëtar dhe një mësimdhënës vendës (si bashkëpunëtorë).

Faqja zyrtare e Facebook-ut:
https://www.facebook.com/pages/Prishtina-International-Summer-University/149365761783482