Në këtë foto të jashtëzakonshme shihen 48 shqiptarë të cilët u zunë nga autoritetët britanike të imigrimit në Calais të Francës deri sa shoferi rumun me kamionin e tij po tentonte t’i kontrabandonte në Britani.

Në këtë foto të jashtëzakonshme shihen 48 shqiptarë të cilët u zunë nga autoritetët britanike të imigrimit në Calais të Francës deri sa shoferi rumun me kamionin e tij po tentonte t’i kontrabandonte në Britani.

Dy javë që kur 48 klandestinë shqiptarë u zbuluan brenda një kamioni-frigorifer në Calais të Francës duke tentuar të kontrabandohen në Angli dhe shoferi rumun i kamionit në fjalë u dënua me dy vite burgim ne Francë, tash në Angli u burgosën dy shoferë kamionësh me shtëtësi polake të cilët kontrabanduan në Angli me kamionin e tyre katër shqiptarë.

Shoferët polakë, Krzysztof Szabelski, 44 vjeç, dhe Waldemar Kuchcinski, 41vjeç, u dënuan para 3 dite, me 31 janar, për thyrjen e ligjit britanik për trafikim të qenieve njerëzore me nga 18 muaj burg. Ata tentuan t’i trafikojnë shqiptarët në fjalë nga Hollanda në Britani.

Që të katër shqiptarët pasi u intervistuan nga autoritetet britanike të imigrimit u kthyen mbrapshtë në Amsterdam në të njëjtën ditë që u zbuluan.

Zyrtarët e Forcës Kufitare britanike ndër të tjera thanë se ishte vetëm fati që i shpëtoi 48 shqiptarët që po transportoheshin brenda frigoriferit, që udhëtimi i tyre të mos përfundonte në tragjedi, në mesin e tyre tre veta ishin nën moshën 18 vjeçare.

Vegëza:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2544814/Extraordinary-pictures-48-Albanians-caught-lorry-bound-Britain-Calais.html
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2546156/Romanian-driver-jailed-trying-sneak-FIFTY-Albanians-Britain-lorry.html
http://www.newsguardian.co.uk/news/local/men-jailed-after-albanians-smuggled-through-north-shields-1-6410483