Trafikuesit e qenieve njerëzore, shqiptarët Tafil Kadria (26), Xhevdet Cikaj(29), Lavdrim Cika(30)j dhe lituanezja Edita Tavoraite(26) të cilit ishin arrestuar në vitin 2008 si pjesë e operacionit Operation Adject të policisë britanike, u dënuan gjithsejtë me 30 vite burg.

Operacioni kishte filluar në vitin 2007 kur policia e Gwent-it shpëtuan lituanezen 18 vjeçe e cila ishte rrahur, kërcënuar dhe shtyrë në prostitucion nga këta kriminelë.

Viktima kishte ardhur në Angli në vitin 2007 me premtime se do të punonte si pastruese apo shitëse në dyqan. Pasi që erdh ajo iu kishte dorëzuar Xhevdet Cikajt dhe i ishte thënë se do të bëhej prostitutë. Ajo refuzoj dhe kërkoj të kthehej në Lituani por ishte rrahur, burgosur dhe kërcënuar nga Xhevdet dhe Lavdrim Cikaj deri sa pranoj të bënte atë punë.

Ajo për një kohë punoj si prostitutë në Manchester para se t’i shitej Tavoraite-s dhe Kadrisë për £2000 dhe ishte sjellë në Newport. Ajo ishte detyruar të punonte në bordello që të paguante “borxhet” që kishte. Ajo disi ia arriti që të kontaktonte familjen e saj në Lituani të cilët kontaktuan autoritetet lituaneze. Pas kësaj policia britanike u alarmua dhe ata ia arritën të gjejnë dhe shpëtojnë viktimën.

Tavoraite dhe Kadria u dënuan me 3 vite e gjysmë dhe 13 vite respektivisht. Xhevdet Cikaj u dënua me 12 vitet heqje lirie kurse Lavdrim Cikaj me 3 vite.

Burimi:
http://www.southwalesargus.co.uk/news/gwentnews/4468017.Jail_for_Newport_sex_traffickers_who_sold_woman_for___2000/