Arber Jakllari (29)

Arber Jakllari (29)

Shqiptari Arber Jakllari (29), aktor dhe regjisor nga Tirana, u dënua javën e kaluar me tre vite e gjysmë burg në gjyqin Oxford Crown Court në Angli.

Jakllari ka pranuar posedimin e kokainës, drogë e klasit A, me qëllim që të furnizoj si dhe posedimin e dokumentit të identifikimit të rremë për qëllime mashtrimi.

Arber Jakllari duke aktruar ne Shqiperi

Arber Jakllari duke aktruar ne Shqiperi

Duke e shqiptuar dënimin Gjyqtari Gordon Risius tha se Jakllari kishte qenë një aktor i suksesshëm i teatrit kur jetonte në Shqipëri.

Ai i kishte paguar kontrabandistëve në Tiranë 6000 Euro që ta sillnin në Angli që të vazhdonte ëndrrën e tij të aktorit në këtë vend.

Gjyqtari Risius shtoi se Jakllari kishte ardhur në Britani në muajin shkurt të këtij viti por nuk kishte mundur t’i paguante borxhet dhe ishte detyruar të punonte për një bandë, duke transportuar për-rreth imigrantë të tjerë ilegalë.

Në muajin qershor një njeri i paska kërkuar atij t’i transportonte tri pako nëpër Oxford, për të cilat ai besonte që përmbanin kanabis, drogë e Klasit B, tha gjyqtari. Ai ishte ndaluar nga policia dhe u gjet se ai po mbante një pasaportë të rreme italiane dhe tre kilogramë të kokainës të pastërtisë së lartë me vlerë të rrugës prej £380,000.

Gjyqtari Risius tha se të gjitha informatat rreth prapavisë së tij erdhën nga vetë Jakllari, por prokuroria i ka pranuar të jenë të vërteta.

Ai i tha Jakllarit: “unë e pranoi që ju keni arritur sukses në teatër në Shqipëri dhe se ju dëshironit që ta jetoni ëndrrën tuaj në këtë vend.

“Por ju morët drejtim të gabuar duke hyrë në këtë vend ilegalisht.

“Unë gjitashtu e pranoi që përpara keni qenë një njeri me karakter të mirë. Por unë nuk mund ta injoroi sasinë dhe kualitetin e kokainës të gjetur dhe njohurinë tënde që ishte drogë ilegale, megjithëse e klasit tjetër, ose sasisë së dëmit të bërë nga njerëzit që mirren me droga të kontrolluara, edhe ata sikurse ju që janë nën presion ta bëjnë ate.”

Ai e dënoi Jakllarin me tre vjet e gjysmë burgim dhe tha se ai do të deportohet në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.

Artikulli origjinal:
http://www.oxfordmail.co.uk/news/10734710.Jail__then_deportation__for_illegal_immigrant_caught_with_cocaine_worth___380_000/