Perbledhja e librit Ridenimi “Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet – aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë.
Në Shqipërinë staliniste, thuajse krejtësisht të izoluar nga bota, është koha kur diktatori i gjithpushtetshëm Enver Hoxha, nën pushtetin e plotë të paranjës, që ia ka thelluar edhe prishja me aleatin e fundit. Kinën e Ten Hsiao Pinit, dënon njëri pas tjetrit grupe armiqësore që çojnë në arrestime dhe pushkatime deri të udhëheqësve të lartë.
Dy gazetarë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, që janë në burg qysh prej 16 vjetësh guxojnë, nga thellësia e burgut shqiptar t’i dërgojnë një letër Komitetit Qendror kundër këtij terrori e kundër diktatorit Enver Hoxha. Kurajo e tepruar. Në këto raste ndëshkimi më i pakët është ridënimi me dhjetë vjet të tjera për agjitacin e propagandë kundër pushtetit popullor. Por diktatori nuk kënaqet me kaq. Kërkon dënimin e tyre me vdekje. Për këtë duhet një nen i Kodit Penal që ta përmbaj dënimin me vdekje. “Krijimi i një organizate kundërrevolucionare…” Duhen gjetur dhe antarët e saj, të burgosur miq të autorëve të letrës.
Ky roman dokumentar autori i së cilës, Fatos Lubonja, është një nga protagonistët e ngjarjes së ridënimit, rrëfen çka ndodhi në kalvarin e hetuesisë dhe gjyqit me dyer të mbyllura me akuzën e fabrikuar. Është një libër tronditës ku ndriçohet me një anë tiparet e veçanta të regjimit komunist më të panjohur për Evropën, e, më anë tjetër përçudnimi i marrëdhënieve të njeriut me njeriun në kufijtë ekstremë të vuajtjes e tmerrit. Një libër ku tragjikja konkurron në çdo faqe me absurden duke na mbajtur gjer në fund frymën pezull.”