Kreshnik Qato

Kreshnik Qato

Të dashur bashkëkombës, gazetarë, e boksdashës, djaloshi Kampion, i pari dhe i vetmi profesionist në peshën super-të-mesme që përfaqëson Shqiptarinë në rangun botëror, Kreshnik QATO, do ndeshet Danny Good me datë 27 mars 2009, ora 19.30, Kensington Town Hall, Hornton Street, London, W8 7NX.

Tanimë Kreshniku i ka dhënë provat në ringun profesionist dhe si rrjedhojë radhitet i nënti në tabelën Britanike të klasifikimit. Në ndeshjet e kaluara, si p.sh. në Equinox Leicester Square me datë 12 Qeshor 2005, dueli i famshëm në Hammersmith Palais me datë 9 Tetor 2005, si dhe ndeshja që Kreshniku ka bërë në sallën e madhe “York Hall”, me datë 02-04-06, Qato e ka vendosur kombin tonë në hartën botërore të këtij sporti.

Të gjitha këto ndeshje kanë qenë emocionuese si për tifozat ashtu edhe për kampionin tonë por sidoqoftë, kujtime të freskëta emocionesh rikthehen kur bisedojmë me kampionin vetë. Ai rrëfen për trysninë që ndjen kur dëgjon brohoritjet e qindra e qindra tifozëve që më një zë e një tingull thërrasin, “Qato ti je Nder” si dhe thirrjen tashmë tradicionale “O sa mirë me qenë Shqiptar!”.

Qato më tej shprehet se pranija e kaq shum tifozave në ndeshjet e tij, është frymëzim dhe ndihmë, por njëkohërazi edhe një barrë e madhe përgjegjësie. Në të gjitha ndeshjet e lartpërmendura, Kreshniku me aftësitë e tija profesionale ka vërtetuar se din dhe mundet ti rezistojë trysnisë dhe madje ta shkëmbejë atë në fitore dhe krenari për të gjithë bashkëkombësit e tij, duke ngritur shkabën tonë krenare bashkë me dorën e fitimtarit.

Fitorja në York Hall, në lindje të Londrës, ishte çelësi i suksesit të mëtejshëm. Kreshniku tashmë, nuk është vetëm shqiptari i parë në peshën e tij, me një titull botërorë, si atë që fitoj nga federata IBC (International Boxing Council) në vendlindjen e tij Durrës, por gjithashtu është Shqiptari i parë dhe i vetëm që arrin të shfaqet në ekranet e gjigandit Britanik, SKY Sports.

Me këtë rast ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë këtu në Britani, dhe pse jo në mbarë diasporën shqiptare “Eja mblidhuni këtu këtu këtu”, e të mbështesim idhullin e fitoreve dhe të brezave të ardhshëm të boksierëve shqiptarë.

Për bileta ose me shumë informacione, ju lutem na kontaktoni: 07930923271

Me sinqeritet
Trupa e Marketingut
Kreshnik Qato,
www.qato.co.uk