Sipas mirror.co.uk Liverpool-i shpreson që të blej yllin e Marseille-s Lorik Canën, dhe vetëm nëse jeni Rafa Benitez (dhe nuk jeni shqiptar) ju ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për të. Ne përkthyem këtë artikull me ca përmirësime.

  1. Lorik Cana u lind me 27 korrik 1983 në Prishtinë, dhe emigroi me familje në Zvicër në vitin 1992.
  2. Babai i tij Agim Cana, ishte gjithashtu futbollist i njohur i viteve 1980-ta kur Prishtina ishte në kulminacion të suksesit në futboll.
  3. Pasi që ai me familje emigruan në Zvicër, Cana filloi stërvitjet në FC Lausanne Sport. Ai qysh herët tregoi talent dhe raportohet se qenka vërejtur nga Arsene Wenger në moshën 16 vjeçe, dhe ishte vetëm çështja e vizës që e ndaloi transferin e tij në Arsenal.
  4. Në vitin 2000 filloi të luaj për PSG, duke kaluar në ekipin e parë në vitin 2003.
  5. Arritja e menaxherit të ri në PSG në vitin 2005 bëri që Cana të mos ishte më favorit, dhe ai kaloi në Marseille për një shumë parash që nuk dihet, duke u bërë kapedan i Olympique në vitin 2007 pasi që Habib Beye kaloi në Newcastle.
  6. Ai ka shtetësi shqiptare, frënge dhe zvicerane. Por ai përfaqëson kombëtaren e Shqipërisë, dhe për herë të parë luajti për kombëtaren kur ishte 19 vjeç kundër Zvicrës, dhe tash ai është kapedan.
  7. Si një mesfushor mbrojtës u fol si një zëvendësim i Mathiey Flamini në Arsenal verën e kaluar dhe gjithashtu u lidh me kalimin në Everton.
  8. Ai ka aftësi kulminante kur është në pyetje sulmi sikurse që ky gol tregon.

  9. Gjithashtu impresionoj gjatë lojës kundër Liverpool-it në Ligën e Kampionëve gjatë kësaj sezone, duke shënuar gol në humbjen e Marseille’s (1-2) në shtator të vitit të kaluar.
  10. Ai momentalisht ka më shumë se 43,000 tifozë në Facebook.