Sipas në artikulli të botuar në alertnet.org sasia e parave të dërguara në Kosovë nga emigrantët po bie me keqësimin e ekonomive evropiane, gjë kjo që familjeve kosovare ua bën jetën edhe më të zorshme, por edhe gjë që potencon problemin e varësisë nga paratë e emigrantëve.

Që nga fillimi i viteve të 1990-ta, kur me mijëra shqiptarë u pushuan nga puna nga ligjet diskriminuese serbe dhe kur si rezultat me mijëra emigruan në Zvicër dhe Gjermani, Kosova gjithmonë është mbështetur në paratë e emigrantëve.

Sipas një studimi të vitit 2006, paratë e emigrantëve përbëjnë 14% të të ardhurave totale të familjeve kosovare.

“Nëse në Kosovën e pas luftës ka ndonjë besim universal atëherë është ajo se ekonomia mbahet nga paratë e Diasporës. Bërsit e politikave kanë qenë të kënaqur me kuptimin komfor se paratë nga diaspora dorëshlirë e shqiptarëve të Kosovës mund të mbajnë zonat rurale gjallë, edhe pse mungonte çfarëdo zhvillimi i besuar agrokultural apo rural. ”

Një shitës,Gëzim Gara, ka vërejtur rënie në shitje në dyqanin e tij. Ai është në kontakt me njerëz të komunitetit të tij dhe ka kuptuar se rënia e shitjes është e lidhur ngushtë me rënien e parave të dërguara, të cilat kanë rënë deri në 50%.

Kosova është një nga shtetet në rrezik të lartë që të vuaj nga destabilizimet serioze sociale dhe politike sepse ekonomia e saj jo vetëm që varet shumë nga paratë e dërguara, por nuk mund të absorboj influksin e emigrantëve të cilët kthehen atje.

Burimi:
http://www.alertnet.org/thenews/fromthefield/wvmeero/996b117919c7fe408c28c8d98fcd95f7.htm