Azilkerkues

Azilkerkues

Numri i kosovarëve që po kërkojnë azil në Gjermani ka rënë për 94 përqind në dy muajt e fundit, sipas një zyrtari gjerman. Berlini thotë se shumica e imigrantëve janë ekonomik, dhe nuk do t’u lejohet të qëndrojnë atje.

Gjatë filimit të muajit shkurt, Gjermania merrte deri në 1500 aplikacione për azil në ditë nga kosovarët, kurse në prill ky numër ka rënë përfundi 100 në ditë, tha Manfred Schmidt, zyrtar gjerman i imigracionit.

“Njërëzit e kanë kuptuar se sistemi i azilit në Gjermani nuk mund të jetë zgjidhje për situatën e tyrë të rëndë ekonomike në Kosovë, “ tha Schmidt.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani u rrit përmenjëherë gjatë fillimit të vitit, duke arritur në 11,700 aplikime gjatë muajti mars, duke e futur kështu Kosovën në vendin e parë të burimit të azilkërkuesve, para Irakut dhe Sirisë, edhe pse në Kosovë nuk ka luftë.

Pas përballimit me valën e madhe të azilkërkuesve, Gjermania ka futur në sistem procedurën e shpejtë të azilkërkimit. Tash azilkërkuesve u jipet përgjigja brenda 2 javëve, rënje kjo nga mesatarja katër muajshe që ishte më përpara, duke lehtësuar kështu deportimin më të lehtë të azilkërkuesve të dështuar.

Sipas zyrtarëve gjerman të imigrimit, nuk ka arsye që kosovarëve tu jipet azil në këtë shtet, pasi që në Kosovë nuk ka më luftë dhe gjendja e rëndë ekonomike nuk është faktor për dhënjen e azilit.

Burimi:
http://www.dw.de/flow-of-asylum-seekers-from-kosovo-drops-sharply-in-germany/a-18408274