Mbrëmë, bendi shqiptar nga Londra, The Bloody Foreigners, mbajtën një koncert bamirës në pabin e mirënjohur Queens Arms Pub në Kilburn të Londrës.

Ata gjatë mbrëmjes shitën CDjat e albumit të tyre më të ri “Oh Oh Oh, Jadec!” dhe paratë e mbledhura ia dhanë shoqatës jo-formale Basketistat, të cilët tash sa vite ndihmojnë të varfërit e Kosovës, sidomos familjet e ish-minatorëve të Mitrovicës.

Vegëz:
https://www.facebook.com/TheBloodyForeigners/