Në një artikull të shkruar në BBC News Online me datën 11 maj 2009, u shkrua rreth kacafytjes së banorëve të disa fshatrave serbe dhe policisë së Kosovë ku thuhet se 20 njerëz u plagosën, pa e përmendur faktin se shumica e të plagosurve në fakt janë policët e Kosovës.

Serbët e disa fshatrave të Kamenicës tentuan të bllokojnë rrugët që të protestojnë kundër kërkesës legjitime të KEK-ut që të paguajnë rrymën, të cilën gjë nuk e kanë bërë asnjëherë që nga çlirimi i Kosovës nga okupimi i fundit serb.

Një e pavërtetë tjetër në këtë artikull është se kinse qytetarët e Kosovës nuk kanë paguar rrymë deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Edhe pse një numër i konsumatorëve nuk paguajnë rrymë, më së shpeshti për shkak të varfërisë ekstreme, kjo nuk do të thotë se të gjithë qytetarët (përfshi shqiptarët) nuk e kanë bërë këtë, derisa serbët e Kosovës kolektivisht nuk kanë paguar rrymë aspak që nga viti 1999.

Këto pasaktësi të publikuara nga BBC duhet të sfidohen dhe kjo mund të bëhet me shkrim nëpërmjet http://www.bbc.co.uk/complaints. Klikoni në “Email:
Send your complaint” mandej përzgjidhni “make a complaint”, mandej “BBC online” dhe shkruani ankesën tuaj, natyrisht nëse pajtoheni se ky artikull i BBC-së ka pasaktësi.

Lidhëza:
http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/8044036.stm
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4243738,00.html
http://www.evropaelire.org/content/Article/1003796.html
http://www.kosova-sot.info/?p=6274