BBC shqip

Mbyllja e programit bëhet në përvjetorin e rifillit të transmetimit të tij. Shërbimi Botërorë i BBC rifilloi transmetimin në shqip para 18 vjetësh, më 28 shkurt 1993. Vendimi për mbylljen e programit u njoftua kah fundi i janarit të këtij viti si pjesë e kursimeve të paralajmëruara.

Krahas programit në shqip për mbyllje e njftuan programi në gjuhën serbe, maqedonase, purtugeze për Afrikën dhe ai në anglisht për rajonin e Karaibeve.

Rreth 650 vende pune pritet të mbyllen gjatë dy viteve të arrdhshme. Javën e shkuar Shërbimi botërorë i BBC mbylli programin në gjuhën serbe.

BBC thotë se kursimet janë të domosdoshme pas shkrutimit të ndihmës nga qeveria. Në tetor të vitit të shkuar, qeveria njoftoi se BBC do ti marr përsipër shpenzimet e Shërbimit botërorë nga Ministria e jashtme.

Burimi:
http://euro-korrespondent.blogspot.com/2011/02/bbc-mbyll-programin-ne-shqip.html