Basektistat gjatë mbrëmjes bamirëse, të mbajtur në Londër me 3 dhjetor 2016

Basektistat gjatë mbrëmjes bamirëse, të mbajtur në Londër me 3 dhjetor 2016

Viteve të 90-ta, shumë të rinjë nga Kosova migruan në Londër. Tani ata janë banorë të Anglisë, por gjithnjë me mendje dhe zemër nga Kosova. Zhvillojnë aktivitete të ndryshme dhe mbajnë lidhje me vendlindjen.

Një grup prej tyre e kanë themeluar një shoqatë sportive të quajtur “Basketistat” nga Londra. Vite të tëra ata grumbullojnë mjete të cilat i dërgojnë në Kosovë, ku me ndihmën e Kryqit të Kuq të Kosovës bëhet organizimi i shpërndarjes së ndihmave.

Ndihmat e Basketistave për të varfërit u shperndanë nëpërmjet Kryqit të Kuq të Kosovës

Ndihmat e Basketistave për të varfërit u shperndanë nëpërmjet Kryqit të Kuq të Kosovës

Edhe këtë vit “Basketistat” kanë ndihmuar shumë familje me pako ushqimore dhe higjienike. Numri i familjeve që kanë përfituar nga këto ndihma është 60 dhe ato janë nga komunat: Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Shtime dhe Vushtrri.

Basketistat, klub ky jo-formal i disa profesionistëve shqiptarë që jetojnë në Londër, këtë viti ia arritën që në natën e bamirësisë, që u mbajt para një muaji e gjysmë, me 3 dhjetor, të mbledhin rreth 5500 euro, me të cilat u ndihmuan me pako ushqimore, familjet e sipërpërmendura anë-e-mbanë Kosovës.

Vegëza në lidhje me bamirësitë e mëhershme të Basketistave:
http://www.ukalbanians.net/basketistat-nga-londra-ndihmojne-96-familje-ne-kosove-e-ne-kukes/
http://www.ukalbanians.net/shqip-basketistat-nga-londra-gezuan-per-festa-rreth-100-familje-anembane-tokave-shqiptare/
http://www.ukalbanians.net/basketistat-sports-fun-and-charity-for-kosovo/
http://www.ukalbanians.net/shqip-basketistat-mbledhin-5000-euro-per-te-varferit-e-kosoves/
http://www.ukalbanians.net/basketistat-drop-their-basketballs-and-pick-up-bicycles-to-help-leukaemia-research/
http://www.ukalbanians.net/shqip-bekim-berbatovci-vrapon-per-basketistat-dhe-mbledhe-450/
http://www.ukalbanians.net/shqip-basketisat-ndihmojne-prape-te-varferit-ne-kosove/
http://www.ukalbanians.net/shqiptaret-e-britanise-nidmojne-rreth-60-familje-kosovare-me-16000-euro-per-vit-te-ri-foto-dhe-video/