Bashkatdhetarët nga Londra ndihmuan 25 familje minatorësh në Mitrovicë

Bashkatdhetarët nga Londra ndihmuan 25 familje minatorësh në Mitrovicë

Prishtinë, 3 shkurt – Kryqi i Kuq i Kosovës ka falënderuar grupin e bashkatdhetarëve “Basketistat”, në Londër, të cilët ndihmuan 25 familje të minatorëve në komunën e Mitrovicës.  Sipas njoftimit të kësaj organizate, ata këtyre familjeve i dhuruan 3000 kg miell, nga 25 copë shampone, pako detergjent rrobash, po aq copë detergjent enësh, pasta, sapuna e brusha dhëmbësh, pastaj 375 litra vaj, nga 25 pako me biber të zi, 75 kg makarona , 25 me mëlmesa, 25 me biber të kuq, fide 50, fasule 75 kg, sheqer 25×5 kg , oriz 125 kg, kripë 25 kg, 50 copë çokolata, bizele konservë 25 cope, shpageta 25 copë, oriz 25 kg.

Nga kjo ndihmë përfituan 25 familje të minatorëve në komunën e Mitrovicës.

Duke iu falënderuar këtij grupi, i cili tash disa vite dërgon ndihma për skamnorët në Kosovë, Kryqi i Kuq thekson se  “ndihma juaj ka bërë që sa do pak të zbutet gjendja e rëndë  sociale e disa familjeve nevojtare në Kosovë”.

Burimi:
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,48563