Kryqi i Kuq i Kosovës ka falënderuar bashkatdhetarët tanë në Londër, të cilët ndihmuan 25 familje ish-minatorësh në Stantërg të Mitrovicës, të cilat aktualisht përballen me skamje të thellë.

Grupi i bashkatdhetarëve tanë me punë e banim në Londër, për të tretin vit me radhë dërgon përmes Kryqit të Kuq të Kosovës ndihma për skamnorët në Kosovë. “Basketisët”, siç e quan veten ky grup, pa dashur të identifikojë anëtarët e vet me emra, sepse “këtë punë e bëjmë pse bashkëndjejmë vuajtjet me ta dhe jo për t’u lavdëruar”, secilës nga 25 familjet përfituese të ndihmës së tij, u dërgoi nga 100 kilogramë miell, 12 kg detergjent, 15 litra vaj, 10 copë fide, 2 kg “Vegeta”, 10 kg sheqer dhe 10 kripë, 12 kg oriz, nga 5 sapuna dhe nga 1 kg biber.

Kryqi i Kuq këto ndihma ua shpërndau gjatë Javës së Minatorëve, që mbahet çdo vit nga 20-28 shkurti, në kujtim të Grevës së urisë së minatorëve të Trepçës, më 1989, një ngjarje që ia tronditi themelet Jugosllavisë moniste, duke hyrë në radhën e ngjarjeve më të rëndësishme të historisë çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të Javës së minatorëve, grupi i bashkatdhetarëve ” Basketistët” në Londër  për 25 familjet nevojtare të minatorëve në Stantërg të Mitrovicës kanë dhuruar: 

Miell

Vaj

Fide

Kryp

Sheqer

Oriz

Biber

Detergjent

Sapun

2500 kg

375 kg

250 pako

250 kg

250 kg

300 kg

25 kg

300 kg

250 kg

Ky është viti i tretë radhazi që ky grup i bashkatdhetarëve përkrahë familjet e minatorëve.

Burimet:
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,14361
http://www.redcross-ks.org/html/index.php?section=news&cmd=details&newsid=27&teaserId=4