Muajin e kaluar pjesëtarë të Shoqatës ‘Peja’ nga Londra, vizituan Pejën me mision që t’i ndihmojnë familjes së të ndjerit Gazmend Zeka, veteran i luftës së fundit në Kosovë, i cili vdiq me 11 nëntor pas një sëmundje të shkurtë,  dhe la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Në lidhje me këtë, Kryetari i shoqatës Lutfi Gashi, tha në Facebook: “Të ndëruar miq, në emër të shoqatës “Peja”në Londër desha t’iu falenderoj të gjithë juve anëtarët e shoqatës dhe të gjithë atyre që kontribuan për realizimin e këtij projekti madhështor. Një projekt që vërtet solli lumturi në mesin e familjes së veteranit të Luftës, të ndjerit Gazmend Zeka, dhe la përshtypje të mirë gjithandej në Kosovë dhe në diasporë. Familjes Zeka i uroj që ta gëzojnë e ta trashëgojnë këtë banesë. Me respekt, Shoqata ‘Peja’, Londër.”