Balkanspring.com, an e-shop bringing you a great variety of products crafted from Kosovo

Balkanspring.com, an e-shop bringing you a great variety of products crafted from Kosovo

Kosovo, as a country with the youngest population in Europe, was appreciated by many developed countries as a country with large development capacity, especially in the field of technology. This field was not very well known in our country due to the previous political and social circumstances, but after the war ended, the youth were largely oriented in this direction.
But, although it has been more than a decade after the war, a sector in the field of technology was almost completely unexplored. Online shopping. An online shop based in Kosovo with 100% domestic products.

Today, the Kosovo citizen is very well aware of this shopping system, largely because they are frequent buyers of different products from all over the world, but, the idea of opening a such shop in Kosovo was met with skepticism due to the lack of trust in the security system. However, with a close collaboration with the greatest experts of technology, security for online purchases and with the most credible banks in the country, the project was realized under the name www.balkanspring.com.

It took us almost a year to do the technical preparations, and more than 2 months testing the online payment procedure so in March last year we were ready to launch this online shop with handcraft products that functions like any other online shop in the world where clients from all over the globe, especially the Albanian Diaspora, can purchase domestic handcraft products that can be delivered to their houses with no problem within a short delivery time.

The idea behind this shop was to help the local manufacturers to sell their products not only in Kosovo, but beyond it as well by using modern selling and promoting methods so they can extend their business and open new jobs as well. The initial project aimed to help local women only, but seeing the demand and the manufacturers potential, in Balkanspring.com men from all over Kosovo started selling their handmade products as well and this was made possible thanks to the financial support of the Ministry of Foreign Affairs of Norway.

Balkanspring.com was accepted very well by the artisan producers, because they see this as the only way to promote and sell their products 24/7 and their products are accessible to watch, and buy as well, by everyone who has internet coverage. An important role in promoting the Balkan spring project was played by the media, internal and external collaborators, especially the Albanian Diaspora, without which certainly we would not be where we are today.

Balkanspring.com until now has gathered around 60 producers from different organizations from each community living in Kosovo, who have displayed more than 2000 qualitative and unique products crafted carefully for different categories and both genders, such as: clothes and different accessories like coats, different dresses, shoes, bags, t-shirts, scarves and, postcards and different souvenirs, beauty products, children products, etc..

Balkanspring is managed by Athene Kosovo L.L.C and Athene Prosjektledelse as a Corporate Social Responsibility (CSR) project with the main purpose to serve the community and support handmade manufacruters to develop and upgrade their knowledge on online market throug our countinus trainings and support on this field.
There is no innovation without challenges, but it is the purpose that makes the Balkan spring project continues its journey with the help and support of individuals, organizations and institutions to always help local producers.

Balkanspring.com
Tel: +381 (0)38 77 11 80, Ext/105
1000 Prishtinë, Kosovë
info@balkanspring.com
www.balkanspring.com
facebook.com/Balkanspringcom

Balkanspring.com, një e-shop që ju sjellë produkte të krijuara në Kosovë

Balkanspring.com, një e-shop që ju sjellë produkte të krijuara në Kosovë

Kosova, si vendi me popullsinë më të re në Evropë, ishte vlerësuar nga shumë shtete të zhvilluara si një vend me kapacitet të madh zhvillimor, sidomos në fushën e teknologjisë. Kjo fushë në vendin tonë nuk ishte shumë e njohur si pasojë e sistemit të kaluar, por pas përfundimit të luftës, rinia u orientua në masë të madhe në këtë drejtim.

Por, edhe pse kaloi mbi një dekadë nga pas-lufta, një sektor në fushën e teknologjisë thuajse ishte krejtësisht i pahulumtuar tek ne. Blerjet online. Një dyqan online me bazë në Kosovë dhe me produkte 100 për qind vendore.

Qytetari i Kosovës sot është mjaft i informuar për këtë sistem blerjesh, duke qenë blerës të shpeshtë të produkteve të ndryshme nga mbarë bota, por, ideja që një dyqan i tillë të funksionojë në vendin tonë u prit me skepticizëm nga mungesa e besimit në sistemin e sigurisë. Mirëpo, me një bashkëpunim të ngushtë me njohësit më të mirë të teknologjisë, të sigurisë për blerjet online dhe me bankat më kredibile në vend, projekti u realizua nën emrin www.balkanspring.com.

Na u desh afërisht një vit kohë për të bërë përgatitjet teknike, dhe më shumë së dy muaj testime të pagesave online derisa në mars të vitit të kaluar u bë e mundur që edhe Kosova të ketë një dyqan online me produkte artizanale që funksion si çdo dyqan tjetër online në botë ku klientë nga e gjithë bota, me theks të veçantë diaspora shqiptare, mund të blejnë online produktet vendore artizanale, produkte të cilat arrijnë në shtëpitë e tyre pa asnjë pengesë brenda një kohe të shkurtër.

Ideja prapa këtij dyqani ishtë t’ju ndihmohet prodhuesve vendorë që të shesin produkte jo vetëm në Kosovë por edhe jasht saj duke përdorur forma moderne të shitjes dhe promovimit dhe kështu të zgjerojnë biznesin e tyre por edhe të krijojnë vende të reja të punës. Projekti fillestar kishte për qëllim t’u ndihmonte vetëm grave vendore, por duke e parë kërkesën dhe potencialin e prodhuesve, në Balkanspring.com filluan t’i shesin punimet e tyre punëdore edhe meshkujt nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe e gjithë kjo u bë e mundur falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Norvegjisë.

Balkanspring.com u pranua jashtzakonisht mirë nga prodhuesit artizanalë, sepse këtë e shohin si të vetmen mundësi që të reklamojnë dhe shesin produktet dhe punën e tyre gjatë gjithë vitit dhe ku secili individ që ka qasje në internet ka mundësi ta shoh punën e tyre, e pse jo, edhe ta blejë atë. Rol të rëndësishëm në promovimin e projektit Balkanpring kanë luajtur edhe mediat, bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti diaspora shqiptare, pa të cilët sigurisht se nuk do të ishim ku jemi sot.

Balkanspring.com deri më tani ka mbledhur rreth 60 prodhues dhe organizata të ndryshme nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të cilët kanë vënë në shitje mbi 2000 produkte kualitative dhe unike të punuara me shumë kujdes për kategori të ndryshme, për të për të dy gjinitë, si: veshje dhe akcesorë të ndryshem për femra duke filluar nga palltot, fustanë të ndryshëm, bizhyteri, këpucë, çanta, shalle, veshje dhe akcesorë për meshkuj, kartolina dhe suvenire të ndryshme, produkte të bukurisë, produkte të ndryshme për fëmijë, etj..

Balkanspring menagjohet nga kompania Athene Kosovo dhe Athene Prosjektledelse si projekt i Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR), me qëllim që t’i shërbejë vazhdimisht komunitetit dhe përkrahjes së prodhuesve artizanalë që të zhvillohen dhe t’i avancojnë njohurët e tyre në tregun online duke iu ofruar trajnime të vazhdueshme në këtë fushë.

Risi pa sfida nuk ka, por është qëllimi ai që e bën projektin Balkanspring të vazhdojë rrugëtimin e tij me ndihmën dhe përkrahjen e individëve, organizatave dhe institucioneve për t’i dalë në ndihmë gjithmonë prodhuesit vendor.

Balkanspring.com
Tel: +381 (0)38 77 11 80, Ext/105
1000 Prishtinë, Kosovë
info@balkanspring.com
www.balkanspring.com
facebook.com/Balkanspringcom