BAKC ju fton në një projekt të ri, Kosova Club, që fillon me 3 maj 2014

BAKC ju fton në një projekt të ri, Kosova Club, që fillon me 3 maj 2014

Duke u përballuar me shumë sfida por me dëshirën për të qëndruar sa më afër jush BAKC (British Albanian Kosovar Council) duke filluar nga 3 maj 2014, do të organizoj çdo të shtunë një projekt unik dhe gjithëpërfshirës në të cilin ju fton të merrni pjesë.

Të rinjtë e të rejat, gratë dhe burrat, prindërit e fëmijët të mblidhemi së bashku çdo të shtunë për një ditë plot gjallëri.

Çfarë do të gjeni?

Klasa shqipe, gjuhë angleze, histori, poezi, takim me personalitete, valle tradicionale, gatime shqiptare nga gjitha trevat shqiptare, dramë, joga, meditim, udhëtime, vizita, çfaqje, koncerte, etj.

Keni diçka për të thënë? Ne do t’ju dëgjojmë!

British Albanian Kosovar Council në bashkëpunim me Chrysalis Family Futures do të ofroj falas këshillim për karrierë dhe mirëqënie.

Do të ketë edhe shumë befasi të tjera të bukura! Ne e vlerësojmë mendimin tuaj dhe kontributin pozitiv në planifikimin e projekteve të ardhshme që do të realizojmë së bashku.

Ju presim të ndani me ne emocione të mrekullueshme!

KOSOVA CLUB, çdo të shtune duke filluar me 3May 2014 ne QK Academy, 12pm-14pm

Adresa:
QK Academy
Quintin Kynaston
Marlborough Hill
London
NW8 0N

Për informata më të hollësishme kontaktoni:

Nora Abullahu Kastrati – Project Co-Leader:
Mobile: 07883077426 Email: noraabdullahu@bakc.org.uk

Beqir Shillova – Project Co-Leader:
Mobile: 07956414024 Email: beqirshillova@bakc.org.uk