Para dy viteve Marcela Dodi (18) nga Roslindale e SHBA-ve dështoi gati në të gjitha lëndët e shkallës së 10-të në shkollë dhe gati sa nuk kishte ndërprerë shkollimin.

Gjatë kësaj jave, e frymëzuar nga familja dhe arsimtari i saj në shkollën e mesme Media Communications Technology të këtij qyteti, ajo jo vetëm që po diplomon dhe do të vazhdoj në kolegj, ai ka zbuluar edhe pasionin e saj.

“Unë besoj që ndonjëherë ne heqim dorë sepse ndiejmë se askush nuk ka vullnet që të na ndihmoj, dhe ne jemi zhytur thellë në gabime që të kthehemi mbrapa, ” tha Marcela, vetëm disa orë para ceremonisë së diplomimit. “Nëse vetëm një njeri të thotë që të ndërroni dhe ju e ndjeni atë, ju mund të ndryshoni.”

Si një nxënëse që vazhdimisht ikte nga orët e mësimit, Dodi përmendi imigrimin e saj në moshën 11 vjeçe nga Shqipëria dhe udhëtimin e paplanifikuar për në Shqipëri në vitin 2006 kur i kishte vdekur gjyshja, gjë që e kishte lënë mbrapa me mësime. Më në fund, një takim prej dy orësh me babain dhe arsimtarin e saj Sung-Joon Pai, e përmirësoi atë.

“Babi im më tha diçka në shqip”, rikujton ajo. “‘ A është kjo çka ti në të vërtetë dëshiron nga jeta – a dëshiron që të mos kesh asgjë?'”.

Pas kësaj ajo qëndronte në shkollë gati për çdo ditë duke fituar nota të larta A. Në vitin e fundit ajo u zgjodh nënkryetare e qeverisës së studentëve në klasën e filantropisë në kolegjin Wheelock College.

Ajo do të filloj studimet në Brandeis University që të studioj shkencat politike dhe historike, për të cilat ajo ka gjetur një pasion gjatë dy viteve të fundit.

“Pasi që të gjeni se cili është caku juaj, asgjë nuk mund t’ju dalë përpara që ta arrini atë,” tha ajo.

Përkthyer nga:
http://www.bostonherald.com/news/regional/view/2009_06_13_Headmaster__dad_inspire_teen_to_graduate/srvc=home&position=also