Gazeta lokale e Southampton-it, Daily Echo, shkruan se si zyrtarë të imigracionit britanik kontrolluan shumë biznese në këtë qytet anglez me qëllim që të gjejnë punëtorë ilegal. Sipas kësaj gazete aq qenka i madh ky problem sa që zyrtarët vizitojnë këtë qytet për çdo javë.

Gjatë operacionit të fundit të planifikuar zyrtarët kontrolluan dyqanin International Foods në Portswood gjatë së cilës vizitë dy punëtorë tentuan të iknin. Më pastaj, zyrtarët kontrolluan autolarjen Dida Hand Car Wash në Bitterne Road West ku morën në pyetje pesë punëtorë. Aty arrestuan një shqiptar pasi që kishte treguar dokumente identifikimi të falsifikuara.

Gjithashtu afër kësaj autolarjeje u ndalua edhe një shqiptar tjetër që doli të ishte azilkërkues i dështuar.

Bizneset në të cilat kapen punëtorë ilegal duhet të paguajnë nga £5,000 për secilin prej tyre.

http://www.dailyecho.co.uk/news/4209787.Raids_target_illegal_workers/