Sipas times-series.co.uk para tre dite policia arrestuan 3 veta, dy meshkuj dhe një femër, në lidhje me hulumtimin e vrasjes së Cima Sogojevës që ndodhi para më shumë së një viti në Golders Green të Londrës.

Policia po hulumton mundësinë që vrasja e shqiptarit Cima Sogojeva (27) të jetë e lidhur me bandat kriminele shqiptare.

Trupi i pajetë i të ndjerit Sogojeva u gjet në një apartaman të kësaj lagjeje, në Highfield Road, në tetor të vitit të kaluar.

Fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe klithma dhe më vonë u pat konfirmuar se Zt Sogojeva kishte vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.

Policia nuk e kishte gjetur dorasin në vendngjarje por ata më vonë, në të njëjtin muaj, e arrestuan një shqiptar në Reading në lidhje me vrasjen.

Ai u lirua por u ri-arrestua në lidhje me shpërlarje të parave, dhe do të dal në gjyq në qershor.

Kjo vrasje në zemër të komunitetit hebre, i pat shokuar banuesit e kësaj lagjeje, dhe rreth 40 policë të armatosur kishin marrë pjesë në kërkim menjëherë pas të shtënave, duke hyrë nëpër banesa të shumta derisa kishin gjetur trupin e pajetë të Sogojevës.

Thisislocallondon.co.uk raporton se si detektivët janë kthyer në skenën e vrasjes së pazgjidhur të shqiptarit në Golders Green të Londrës.

Policia Metropolitane shpreson se dikush mund të ketë informata që do të ndihmonin në ndriçimin e kësaj vrasje. Policia po ofron 20,000 funta shpërblim për informatën që do të çonte në kapjen e vrasësit.

Zt Sogojeva u gjet i vdekur pasi që policia e armatosur thyen derën e banesës së tij në Highfield Road të kësaj lagje, në tetorin e vitit të kaluar.

Fqinjët kishin dëgjuar të shtënat dhe më shumë se 1,000 policë ishte thirrur në skenë.

Detektiv-Inspektori Adny Partridge tha: “Ne do të dëshironim që të zgjerojmë apelet tona në komunitetet shqiptare dhe kosovare – ne dimë se Cima shpesh do të kishte vizituar kafenetë shqiptare apo kosovare në Londrën veri-perëndimore dhe në Reading…Ne jemi të interesuar që të bisedojmë me këdo që ka informata.”

Çdokush që ka informata në lidhje me këtë vrasje mund të thërrasin qendrën policore në Hendon në 020 8358 0400 apo anonimish Crimestoppers në 0800 555 111.

Burimi:
http://tinyurl.com/yga4nws

Lidhëza:
http://www.ukalbanians.net/komunitet/20000-per-informata-se-kush-e-vrau-shqiptarin-ne-golders-green/
http://www.ukalbanians.net/lajme/hulumtohet-vrasja-e-shqiptarit-ne-golders-green/