Anija me 151 pasagjerë përplaset ne brigjet e Temzës

Anija me 151 pasagjerë përplaset ne brigjet e Temzës

Anija me 151 pasagjerë e cila shërben për organizime të ceremonive dhe ahengjeve, goditi 5 orë me herët muret e bregut të lumit Temzë në Londër, pasi që motori i saj u kaplua nga flaka. Anija u ndesh me skelen e qendrës së biznesit Canary Wharf.

Siç tha menaxheri i ceremonive të kësaj anije, Dardan Ibrani, aksidenti ndodhi papritmas dhe shpejtë. Motori i anijes filloj të digjej dhe drejtuesit e anijes as nuk mundën ta drejtojnë dhe as ta ndalin anijen.

Përveç alivanosjes së disa grave, fatmirësisht nuk pat të lënduar.

Zjarri u fik para se të vinin zjarrëfikësit dhe të gjithë pasagjerët u evakuuan në dy anije tjera të lumit. Vetëm 3 pjesëtarë të ekuipazhit vazhduan të qëndrojnë në anije.

Vegëz:
http://www.itv.com/news/london/2016-09-11/passenger-boat-with-151-people-onboard-smashes-into-bank-of-thames-as-engine-catches-fire/