Mustafa Fteja

Mustafa Fteja

Një shqiptar nga Staten Island të New York-ut, Mustafa Fteja (39), kërkon $500,000 (£314,000) dëmshpërblim pasi që llogarija në Facebook i ishte suspenduar.

Zt Fteja tha se llogaria e tij ishte suspenduar pa asnjë spjegim në shtator të vitit të kaluar, duke ia ndalë atij çasjen nga miqët dhe familja në mbarë botën si dhe nga memorjet personale dhe fotot.

“Në atë mënyrë rrija në kontakt me njerëzit,” tha Fteja, i cili mendon se kishte rreth 340 miqë në momentin kur pa asnjë spjegim iu çkyq llogarija.

Shembull i nje llogarije te suspenduar ne Facebook

Shembull i nje llogarije te suspenduar ne Facebook

Ai tha se kishte kërkuar spjegim nga kompania Facebook por pa sukses.

“Ti thërret, ata nuk kapin telefonin. Ti shkruan, ata nuk përgjigjen,” tha ai – duke mos i lënë zgjidhje tjetër por t’i padis ata në gjyq, që t’i kthehet çka ai konsideron se është pronë e tij.

“Kam jetuar në një vend komunist ku njerëzit nuk kishin të drejta. Kjo më duket njejtë”, tha ky shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi.

“Nuk po e bëjë këtë për para. Po e bëjë këtë për drejtësinë. Besoj se diku atje duhet të ketë pak,” tha ai.

Fteja tha se ai kishte përdorur Facebook-un për tri vite, më së shumti si mjet komunikimi me familjen dhe miqët ne Mali të Zi, Shqipëri, Gjermani dhe Austri.

Ai u izoulua nga bota e jashtme që nga 24 shtatori 2010 kur tentoi të hynte në llogarinë e tij por kjo nuk iu lejua.

Burime:
http://www.nypost.com/f/print/news/local/staten_island/si_man_hits_facebook_with_suit_rMmqxdBwUg9UJpHI8WIDIK
http://www.mediapost.com/publications/?fa=Articles.showArticle&art_aid=143863
http://newsfeed.time.com/2011/01/30/not-a-fan-of-facebook-deleted-account/
http://technolog.msnbc.msn.com/_news/2011/01/28/5940974-facebook-deprived-man-sues-for-500k