Shqiptare qe shpetuan nga zjarri i Grenfell Tower dhe ambasadori i Kosoves ne Londer, Zt Lirim Greicevci

Shqiptare qe shpetuan nga zjarri i Grenfell Tower dhe ambasadori i Kosoves ne Londer, Zt Lirim Greicevci

Dje, ambasadori i Kosoves ne MB, Zt Lirim Greiçevci vizitoi familjen Haxhisefa, Avniun (babai), Adrianën (nëna) dhe fëmijët Alkin (17 vjeç) dhe Altin (10 vjeç), familjen e vetme kosovare banorë të Grenfell Tower, e cila, për fat të mirë, i shpëtoi më të keqes në zjarrin tragjik, i cili e kaploi ndërtesën e tyre, në natën e 14 qershorit.

Së bashku me familjen Haxhisefa, si dhe me zyrtaren konsullore të ambasadës, Vjollca Halimi, ambasadori vizitoi vendin e ngjarjes, ku kjo familje, përveç që humbi tërësisht banesën, e cila ishte shëndërruar në votër të tyre familjare për pesëmbëdhjetë vite, së bashku me të gjitha gjësendet familjare, ata humbën edhe një pjesë të kujtimeve të çmuara familjare të cilat i kishin mbledhur përgjatë viteve aty.

Ambasadori Greiçevci në postimin e tij në Facebook that :”Fatin e familjes Haxhisefa, të cilët falë ndihmës së fqinjve dhe zhdërvjelltësisë së tyre i shpëtuan më të keqes, mjerisht nuk e patën edhe me dhjetëra familje të tjera të cilat u kapërdisën nga flakët e zjarrit kobzi. Është kjo një tragjedi e rëndë njerëzore e cila ka tronditur mbarë opinionin britanik, por edhe atë kosovar.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë komunitetit tonë në Britani të Madhe, që t’i hapin zemrat e tyre dhe ta ndihmojnë familjen Haxhisefa, për t’ia dalë mbanë kësaj tragjedie e cila i ka rënduar. Edhe pse shteti britanik po iu del në ndihmë gjithnjë e më shumë, ata, por edhe familjet e tjera të prekura nga kjo fatkeqësi, kanë nevojë për ndihmën dhe kujdesin tonë. Duke njohur shpirtin solidar të komunitetit tonë, kam besim të plotë që familja Haxhisefa do ta ndiejë kujdesin dhe mbështetjen tonë në këto ditë të vështira për ta.
Për këtë qëllim, unë e kam lutur avokatin dhe aktivistin e dalluar të komunitetit shqiptar në Londër, z. Artan Llabjani, që ta hap një llogari në internet ku komuniteti ynë mund të japë donacione financiare. Gjithashtu, të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë gjësende të tjera, si rroba, ushqim dhe materiale të tjera, këtë mund ta bëjnë duke i sjellë ato në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër (8 John Street, WC1N 2EB), të cilat pastaj do t’iu dorëzohen familjes Haxhisefa dhe familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi.”

Linku për donacione:
https://www.gofundme.com/support-family-affected-by-the-gree