“Sot vizitova kadetin Veton Breznica në bazën ajrore usht. britanike “Syerston”. Bëra nje fluturim shumë të veçante” ka shkruar Greiçevci në Twitter.

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe Zt Lirim Greiçevci, me 16 prill ka bërë një fluturim me avion trajnimi me një kadet kosovar në bazën ushtarake britanike të RAF-it, “Syerston”.

“Sot vizitova kadetin Veton Breznica në bazën ajrore usht. britanike “Syerston”. Bëra nje fluturim shumë të veçante” ka shkruar Greiçevci në Twitter.

Kadeti Veton Breznica sapo ka mbaruar trajnimin një vjeçar të drejtimit të fluturakes pa motor në këtë bazë ushtarake.

Edhe një oficer tjerër shqiptar nga Kosova, nëntogeri Albert Asllani, para dy dite u dekorua me medalje me rastin e përfundimit të studimeve një vjeçare, në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sundhurst të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjeneral Kastrati i cili e dekoroi me medalje këtë oficer të ri nga Kosova, e përgëzoi ate për rezultate të larta gjatë shkollimit, si edhe për performancën e shkëlqyer përsonale dhe profesionale, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të FSK-së në këtë akademi.

Në emër të FSK-së, në ceremoninë e diplomimit të nëntoger Asllanit, me 14 prill ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, zotëri Lirim Greiçevci, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi si edhe këshilltari ushtarak i KOMFSK, nënkolonel David Jones nga Mbretëria e Bashkuar.

Deri më tani, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, këtë Akademi e kanë vijuar dhe përfunduar me sukses 9 oficerë të rinjë të FSK-së, të cilët më parë kanë përfunduar studimin katër vjeçar në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së në Kosovë.