Alfabeti-Shqip-lansohet-për-iPad-dhe-iPhone

Nëse keni një iPad apo iPhone atëherë fëmijët tuaj do të kenë rastin të mësojnë alfabetin në një mënyrë të re dhe interaktive me ndihmën e ilustrimeve dhe narracionit atraktiv, falë aplikacionit më të ri nga Trigonom. 36 shkronjat e Gjuhës Shqipe vijnë në jetë në këtë aplikacion në katër forma të ndryshme të lojërave, ku e para fillon me hapat gradual të mësimit të alfabetit duke dëgjuar zërin, ilustrimin dhe shkronjën përkatëse, kurse çdo gjë paralelisht përcillet me muzikë dhe efekte argëtuese.

Ky është një prej produkteve të radhës të kompanisë Trigonom në industrinë e edukimit, ku rëndësi të madhe kanë edhe konsumatorët në diasporë të cilët shpesheherë nuk mund t’iu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe për shkak të mungesës së institucioneve për mësimdhënie në shqip apo edhe për shkak se nuk kanë kohë të punojnë shumë me ta në këte drejtim.

Ky aplikacion së shpejti do të jetë i gatshëm edhe për platformën Android, kurse aplikacioni për iPhone dhe iPad mund të zhgarkohet nga këtu:
https://itunes.apple.com/gb/app/id781809209?mt=8

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://gazetaora.com/alfabeti-shqip-lansohet-per-ipad-dhe-iphone/