Klubi futbollistik shqiptar Albo Fantasy u kërcënuan se do të dalin nga liga “Sportsman’s Senior Sunday Football League” pas vetëm një loje, të indinjuar nga provokimet raciste që përfunduan në përleshje në mes të 30 vetave në një park të kerreve të dielën e kaluar.

Përleshja ndodhi ne mes të fansave të Albo Fantasy (1 golë) dhe Southwood (2 gola) ku së paku njëri nga lojtarët u dërgua në spital me lëndime koke.

Klubi shqiptar që ka qendrën në Fulham të Londrës, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë, thanë se u keqtrajtuan në baza racore gjatë lojës në kuadër të “Sunday’s Division One”, dhe ata u larguan nga dhomat e ndërrimit që t’i shmangen provokimeve.

Por 20 minuta më vonë një lojtar i Southwood-it u hodh brenda, dhe filloj të godiste me grushta një shqiptar dhe kjo eskaloi në përleshje masive në parkingun e kerreve.

Zëdhënësi i Albo Fantasy, Altin Loka, tha se lojtarët e tij kanë qenë cak i “banditizmit racist” dhe ka kërkuar aksion nga sekretari i Ligës së Sportistit (Sportsman’s League), Ron Halfacre, i cili i ka pranuar deklaratat e dy palëve të hënë e kaluar. Halfacre tha: “Do të takohemi gjatë kësaj jave që të mbledhin raportin rreth lojës.”

Burimi:
http://tinyurl.com/mlrekn