A scene from The Fear , Channel 4

A scene from The Fear, Channel 4

A British casting company for film and television called Des Hamilton Casting are looking for Albanian men, aged 25- 60 years, for a feature film.

If you or anyone that you know are interested in finding out more about this project then please email hannah@deshamilton.com with some information about yourself and your picture. Or you can call on 0207 253 5558.

No previous acting experience is necessary. This will be paid work for those who go on to feature in the film.

Des Hamilton Casting did a similar casting last year in June for a project called ‘Hyena’, we at UK Albanians Network don’t know if this is the same or a new project.

Their recent work includes ‘Tyrannosaur’, ‘Top Boy’ and the much talked about ‘John Lewis’ commercial.

More about the film

The film is set in the criminal underworld of London, and explores different gangs, so roles aren’t particularly portrayed in a positive light, including British and Turkish roles, “in this way it’s not similar to ‘Taken’ or ‘Taken 2’ as its not just the Albanian roles that are the ‘bad guys’ – everyone is,” says Hannah Cole of  Des Hamilton Casting.

Please note that it has become a trend in recent American and British films and TV series, like ‘Taken’ or ‘The Fear’,  to use Albanian characters as bad boys, criminals, pimps or “mafia”. We at UK Albanians Network are against this trend of using negative stereotypes when portraying our people in Albanian lands and diaspora.

Link:
http://www.deshamilton.com

A scene from The Fear , Channel 4

Skenë nga seriali The Fear, Channel 4

Një agjencion britanik i aktorëve dhe statistave që quhet Des Hamilton Casting po kërkojnë meshkuj shqiptarë, të moshave 25-60 vjeçe, për një film të metrazhit të gjatë.

Nëse ju apo kushdo që e njihni jeni të interesuar që të kuptoni më shumë në lidhje më këtë projekt dërgoni email tek hannah@deshamilton.com me ca informata rreth jush dhe foton tuaj. Apo ju mund të thirrni në 0207 253 5558.

Nuk ka nevojë të keni eksperiencë aktrimi. Kjo do të jetë një punë me pagesë.

Des Hamilton Casting e kanë bërë një kërkesë të ngjashmë në qershor të vitit të kaluar për një projekt me titullin ‘Hyena’, ne tek Rrjeti i Shqiptarëve të Britanisë nuk dimë se a është fjala për projektin e njëjtë.

Projektet e fundit të kësaj kompanije janë ‘Tyrannosaur’, ‘Top Boy’ dhe reklama e fundit shumë e përfolur e kompanisë ‘John Lewis’.

Më shumë rreth filmit

Filmi ka të bëjë me nëntokën kriminale të Londrës, dhe hulumton banda të ndryshme, kështu që rolet nuk janë të portretuara posaçërisht pozitivisht, përfshi këtu rolet turke dhe britanike, “në këtë mënyrë nuk është i ngjashëm me ‘Taken’ apo ‘Taken 2’ sepse nuk janë vetëm rolet e shqiptarëve që janë “çuna të këqinjë” – të gjithë janë,” tha Hannah Cole e  Des Hamilton Casting.

Ju lutemi që të vini re se është bërë trend në filmat dhe seritë televizive të fundit amerikane dhe britanike, sikurse ‘Taken’ apo ‘The Fear’, që të përdorin karaktere shqiptare si “çuna të këqinjë”, kriminelë, “pimpa” apo “mafiozë”. Ne tek Rrjeti i Shqiptarëve të Britanisë jemi kundër këtij trendi të përdorimit të stereotipeve negative të portretimit të popullit tonë si në tokat shqiptare ashtu edhe në diasporë.

Vegëz:

http://www.deshamilton.com