Pas suksesit të mirëfilltë me Kosova Independence Party me 17 Shkurt 2010, organizatorët nga In My Country Productions (IMCP) më thanë se prej atëherë kishin marrë shumë e shumë telefonata dhe e-mail kërkesa që të perseritej një mbrëmje e tillë. 

‘Ne menduam mirë dhe gjatë se cilët artistë t’i angazhojmë për të përsëritur suksesin dhe kënaqësinë që mysafirët kishin përjetuar në herën e kaluar, dhe në fund u bindëm se një miks i rajoneve shqiptare dhe i stileve muzikore do të ishte më i përshtatshmi për një mbrëmje të tillë!’ thonë organizatorët nga IMCP. 

Prandaj, të Shtunën me 27 Nëntor duke filluar nga ora 19.00 deri në ora 03.00 e Diellë – 28 Nëntor, 2010 në The Bloomsbury Ballroom – Londër, IMCP vendosën të organizojnë një mbrëmje të tillë, kësaj rradhe për festimin e Ditës së Pavaresisë dhe Ditës së Flamurit Shqiptar. 

Në skenë do të paraqiten artistët e mirënjohur nga publiku shqiptar:

ANJEZA SHAHINI nga Shqipëria

ZIG ZAG ORCHESTRA nga Kosova

SPASULATI BAND Arbëresh nga Italia.

Kjo mbrëmje do të ketë mysafirë special nga Britania e Madhe; grupi me famë botërore LONGVIEWsi dhe nga Iraku DJ YUS. 

Poashtu në mbrëmje do të shfaqet një program për Sir Norman Wisdom, TV ikonë Britaneze dhe hero i kombit Shqiptar.

Hyrja do të jetë £23 nga www.imcp.co.uk

kurse në derë para orës 21.00 do të jetë £28. 

Për informata më të gjëra mund të shikoni në Facebook faqën:

Albania Day Party – London 2010

http://www.facebook.com/home.php?#!/event.php?eid=146486872063679&index=1

 si dhe në  www.imcp.co.uk