dollhouse1

Eliza Dushku ne Dollhouse

Në TV serinë e re fantastiko-shkencore “Dollhouse” krijuar nga Fox Broadcast, përpos aktores me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, e cila është edhe producente, do të aktroj edhe një aktor tjetër shqiptar, Enver Gjokaj. Epizoda e parë u emitua në kanalin televiziv Fox me 13 shkurt 2009.

Eliza Dushku luan rolin e një femre që quhet Echo, anëtare e një grupi njerëzish të cilët veten e quajnë “Aktivët” apo “Kukullat (Dolls).

Kukullave u janë fshirë personalitetet me qëllim që re-programohen në persona të tjerë, duke përfshi memorien, memoriet muskulore, aftësitë dhe gjuhët, për detyra të ndryshme. Aktivët (Kukullat, Dolls) mandej punësohen në aktivitete të ndryshme si krim, fantazi dhe ndonjë aktivitet bamirës.

Gjatë angazhimeve të tyre Kukullat monitorohen nga Ndërmarrësit. Para detyrave të reja, memoriet e tyre fshihen dhe kthehen në gjendje bebeje dhe ato jetojnë në një laborator, fabrikë e fshehur që quhet “The Dollhouse (Shtëpia e Kukullave)”

Los Angeles Times i ka kushtuar një artikull të plotë aktorit me prejardhje shqiptare Enver Gjokajt, i cili flet se si ia arriti të përzgjidhet si aktorë në këtë seri televizive.

Karakteri i tij quhet Lubov i cili është një gangster rus, dhe i cili fillon të bashkëpunoj me Paul Ballard, agjent i FBI-së në hulumtim të aktivitetit ilegal të “Shtëpisë së Kukullave”.

Gjokaj tha “unë jam një fans i madh i fantastikës shkencore (sci-fi), me lejoni ta them këtë fillimisht, një sci-fi i mirë krijon një situatë ekstreme ku mund të eksploroni situata të cilat ju normalisht nuk do t’i eksploronit. “

Informata shtesë:

Zhanri Dramë/Thriller, krijuar nga: Joss Whedon, shkruar nga: Joss Whedon, Tim Minear, Maurissa Tancharoen, Jed Whedon , aktrojnë: Eliza Dushku, Harry Lennix, Tahmoh Penikett, Fran Kranz, Enver Gjokaj, Dichen Lachman, Olivia Williams. Shteti i origjinës: SHBA, numri i sezonav: 1, numri i epizodave 13.