Thisislocallondon.co.uk raporton se si detektivët janë kthyer në skenën e vrasjes së pazgjidhur të shqiptarit në Golders Green të Londrës. Para tetë muajsh Cima Sogojeva (27) ishe qëlluar për vdekje me pistoletë në kokë dhe trup disa herë.

Policia Metropolitane shpreson se dikush mund të ketë informata që do të ndihmonin në ndriçimin e kësaj vrasje. Policia po ofron 20,000 funta shpërblim për informatën që do të çonte në kapjen e vrasësit.

Zt Sogojeva u gjet i vdekur pasi që policia e armatosur thyen derën e banesës së tij në Highfield Road të kësaj lagje, në tetorin e vitit të kaluar.

Fqinjët kishin dëgjuar të shtënat dhe më shumë se 1,000 policë ishte thirrur në skenë.

Detektiv-Inspektori Adny Partridge tha: “Ne do të dëshironim që të zgjerojmë apelet tona në komunitetet shqiptare dhe kosovare – ne dimë se Cima shpesh do të kishte vizituar kafenetë shqiptare apo kosovare në Londrën veri-perëndimore dhe në Reading…Ne jemi të interesuar që të bisedojmë me këdo që ka informata.”

Burimi:
http://www.thisislocallondon.co.uk/news/4451198.Detectives_return_to_scene_of_Albranian_killing
http://www.times-series.co.uk/news/4454007._We_ll_never_let_a_homicide_go_unsolved___Police_probe_Golders_Green_cold_case/