Një grup bashkatdhetarësh me punë e banim në Londër, të organizuar në shoqërinë sportiste “Basketistët”, me rastin e Festës së Flamurit organizuan një mbrëmje në të cilën ishin më se 80 mysafirë dhe ia arritën që të mbledhin rreth 2000 funta me të cilat para do të ndihmojnë familjet e varfra në Kosovë para festës së vitit të ri.

Vitin e kaluar për shpërndarjen e ndihmave u përkujdes Zt Zenun Celaj, kryeredaktor i portalit Koha.net, dhe prioritet patën familjet jashtë Prishtinës të cilat zakonisht janë më të izoluara dhe e kanë më vështirë të gjejnë punë, se sa banorët e kryeqendrës.

Në mars dhe nëntor të vitit të kaluar të këtij viti Basktetistat ia arritën që të dërgojnë në Kosovë më shumë se 3000 euro, me qëllim që të ndihmojnë familjet nevojtare në Kosovë, të cilat fatkeqësisht nuk janë pak.

Me rastin e përvjetorit të grevës së xehetarëve vitin e kaluar, me gjëra ushqimore u ndihmuan 28 familje të minatorëve të Trepçës. Secila nga familjet përfituese mori nga 100 kilogramë miell, nga 15 litra vaj, nga 10 kilogram sheqer, pastaj kripë, mjete për higjienë e tjera

 

Lidhje:
http://www.ukalbanians.net/bashkatdhetaret-nga-londra-ndihmojne-mitrovicen/
http://www.ukalbanians.net/%E2%80%9Cbasktetistet%E2%80%9D-shfrytezuan-manifesitmin-e-28-nentorit-per-bamiresi/
http://www.ukalbanians.net/ndihma-nga-londra-per-minatoret-e-trepces/