League of Prizren, illustrated by Woodville for London Illustrated News, 1878

League of Prizren, illustrated by Woodville for London Illustrated News, 1878

The League for the Defense of the Rights of the Albanian Nation commonly known as the League of Prizren (Albanian: Lidhja e Prizrenit) was an Albanian political organization founded on 10 June 1878 in Prizren, in the Kosovo province (vilayet) of the Ottoman Empire.

The treaties of San Stefano and Berlin both assigned Albanian inhabited land to other states. The inability of the Porte to protect the interests of a region that was 70% Muslim and largely loyal forced the Albanian leaders not only to organize their defense, but also to create an autonomous administration, like those Serbia and the other Danubian Principalities had enjoyed.[1] The League initatied a program of reform along five political grounds: the defense of the Albanian inhabited lands from the designs of Serbia, Montenegro and Greece; the creation of a single or supra province in the Empire that combined the vilayets of Kosovo, Monastir, Yannina and İşkodra; military service confined to Albania in normal times; the establishment of national schools to develop national education in Albanian with a Latin alphabet; and also some control over provincial finances. Prominent figures included Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frasheri, Ali Beg Shabanagaj and some 80 other delegates that included clan chiefs and religious clergymen.

The league successfully lobbied against the annexation of Ottoman lands by Serbia (which claimed Kosovo) and Montenegro (which claimed İşkodra). Greece, for her part, claimed the rich and important vilayet of Yannina, known today as Epirus. Although in the end the three aforementioned states did annex the disputed lands after their successes in the First Balkan War of 1912-1913, the league did succeed in awakening the Albanian national consciousness. In addition to the League of Prizren’s activity, the work of the founders of the League such as that of Sami Frasheri was also important for creation of the Rilindja Kombetare. His plays such as Besa Yahud Ahde Vefta, played to Ottoman audiences and his encyclopedia written in Turkish and dedicated to the general history of the world but with specific references to Albanians raised awareness of the contribution Albanians had made to the Ottoman Empire. In addition the distribution of petitions to cities such as London, Paris and Berlin by the League also raised awareness around Europe that the Albanians of the Ottoman Empire were nationally aroused and active, in the position of claiming independence from the crumbling Ottoman giant. The League was disestablished in 1881, and partially reorganized, but unsuccessfully.

Source:
http://en.wikipedia.org/wiki/League_of_Prizren

League of Prizren, illustrated by Woodville for London Illustrated News

Lidhja e Prizrenit, ilustruar nga Woodville për London Illustrated News, 1878

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 – 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (Shqiptare te asimiluar). Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.

Një nga çështjet kryesore, që u shtrua gjatë pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të krahinave të vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët radikalë, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurë për formimin e saj udhëheqësit politikë vendosën të shfrytëzonin traditën e lashtë shqiptare. Sipas kësaj tradite, sa herë që vendin e kërcënonte rreziku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin në një kuvend të jashtëzakonshëm, i cili formonte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose lidhjen e përgjithshme. Ekzistenca, në pranverën e vitit 1878, e besëlidhjeve lokale ose e komisioneve të vetëmbrojtjes, e lehtësonte punën e udhëheqësve politikë. Duhej vetëm thirrja e kuvendit të përgjithshëm dhe organizimi me sukses i punimeve të tij.

Lidhja e Prizrenit

Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit. Por, për të mos shkaktuar reagimin e hapur të organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe më parë, në rrethanat e fshehtësisë së plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut.

Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare të moderuara, Ali bej Gucia (më vonë: Ali pashë Gucia), pronar i madh tokash dhe kundërshtar i vjetër i Tanzimatit e i Traktatit të Shën-Stefanit.

Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pashë Dibra. Për të ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i përbërë nga tri komisione, secili me një përgjegjës të veçantë: komisioni i punëve të jashtme (Abdyl Frashëri), komisioni i punëve të brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i të ardhurave financiare (Sulejman Vokshi).

Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin një fitore tjetër që korrën forcat atdhetare, pasi me anën e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëri të një pushteti të veçuar nga ai i Portës së Lartë. Kjo fitore u përforcua me caktimin në krye të organeve të larta të personaliteteve që militonin në Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi), ose që u takonin qarqeve të moderuara (Iljaz pashë Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Për fitoren e plotë të krahut patriotik nuk mbetej tjetër hap, veçse pajisja e besëlidhjes me një statut ose kanun, siç quhej në atë kohë, të ndërtuar mbi platformën rilindëse.

Burimi:
http://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit