Ne jemi grupi i punës që po merret me organizimin e pjesmarrjes së shqiptarëve në fushatën kombëtare Britanike “Strangers Into Citizens”. Grupi jonë quhet “UK Albanian Strangers Into Citizens”.

ÇFARË ËSHTË FUSHATA “STRANGERS INTO CITIZENS”?

SIC është një fushatë që organizohet nga aleanca ma e madhe e shoqërisë civile. Fondacioni i Organizimit të Qytetarëve beson se e drejta për një “Amnesty të merituar” është e pashmangshme nga të gjitha pikpamjet, qoftë ana humanitare, ekonomike, finaciare dhe administrative.

Ne besojmë se mënyra më e mirë prë të zgjidhur këtë problem kombëtar është të dokumentizojmë të gjith ata përsona që jetojnë “në të zezë” pasiqë për t’i dëbuar do të duheshin 25 vjet dhe milliarda pound. Me propozimin tonë, të gjithë do të jetojmë të lirë, paguajme taksat përkatëse dhe kësisoji kontribojmë në mbarvatjen e mëmëdheut tonë të adoptuar.

ÇFARË SYNON FUSHATA?

Ne besojmë se të gjithë ata që kanë jetuar në Britani për më shumë se katër vite (mbi 500 mijë vetë) pa dokumentat e nevojshme, duhet të lejohen të jetojnë në Britani me të gjitha të drejtat, (“Leave to Remain”) për një periudh kohore dy vjeçare nëpërmjet të cilës të gjithë applikatët të dëshmojnë dhe të kontribojnë për shoqërinë dhe ekonominë e vendit tone të adoptuar. Mbas dy-vjeçarit, në bazë të sjelljeve individuale, secili të përfitojnë nënshtetësinë Britanike.

ÇFARË KEMI ARRITUR DERI TANI?

Në vitin 2007, ne organizuam një nga marshimet mëdha pajqësore (7 May 2007 – 15 mijë veta marshuan nga Victoria deri në Trafalgar Square), nëpërmjet të cilit dëshmuam se publiku britanik e mbështet zgjidhjen që ne kemi propozuar.

ÇFARË SYNOJMË KËTU E TUTJE?

Ne synojmë që në marshimi që do të mbahet me datën 4 Maj 2009 të marrin pjesë mbi 40 mijë veta. Ne shqiptarët do të marshojmë bashkë. UK Albanian Strangers Into Citizens, (UKASIC) Synon të bashkojë 2 mijë Shqiptarë. Secili prej nesh ka një dashamirës të pa dokumentizuar.

Ejani ta ngrejmë zërin për miqtë tanë që edhe ata të kenë mundësi që pas kaq shum vitesh të shkojnë lirisht në vendlindjen e tyre dhe të kenë mundësinë që ligjjërisht të kthehen ne atdheun e adoptuar. Për të konfirmuar pjesmarrjen tuaj ju lutem bashkohuni me ne në faqen tone në facebook.com ku njihemi me emrin: UK Albanian Strangers into Citizens ose na kontaktoni me email në: UKASIC@GMAIL.COM.

EJA EDHE TI, EJA TË NDIHMOJMË BASHKOMBASIT TANË TË LËVIZIN TË LIRË

FUSHATA MBËSHTETET NGA KËTO ORGANIZATA DHE SHOQATA SHQIPTARE NË UK:
Albanian Christian Centre
Albanian Medical Trust
Albanian Musicians Trust
Albanian Orphans Mission
Albanian Youth Action
Albanianmail.co.uk
Anglo Albanian Association
Ardhmeria.co.uk
Bashkësia Faik Konica
Centre For Albanian Studies
Komuniteti Shqiptarë Ditura
Kosova Information Centre
Kosovan – Albanian Association
Kosovo Islamic Centre
London.mjaft.org
LSE Albanian Society
Shoqata Edit Durham
Shoqata Skenderbeu
Shpresaprogramme.co.uk
The Albanian Newspaper
UKalbanians.org
===============
MAY 4TH BE WITH US!